×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vlerat e karotës për organizmin, këshillohet ta hani çdo ditë

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karotën për kura mjekësore. Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë. Karota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi këtë tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë.

    Me kalimin e viteve, karota u rendit mes ushqimeve më të shëndetshme për organizmin. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë karota çdo ditë që të përfitojnë të mira të vazhdueshme shëndetësore.

    Fibra tek karota

    Një racion me karota të prera përmban 3.6 gramë fibër e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra. Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit dhe hemoroideve. Fibra rregullon sheqernat në gjak dhe është e dobishme për të humbur në peshë.

    Vitamina A dhe Beta Karoteni

    Karotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A. Një racion me karota ofron 1,069 mikrogramë të kësaj vitamine, duke tejkaluar dozën e nevojshme prej 700 mikrogramë për femrat dhe 900 mikrogramë për meshkujt. Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syve, lëkurës, dhëmbëve dhe kockave. Ajo u vjen në ndihmë qelizave për t’u rritur normalisht. Beta karoteni ndihmon të parandalojë problemet shëndetësore të nxitura nga mosha, si sëmundjet koronare.

    Vitamina K

    Një racion me karota ofron 16.9 mikrogramë të vitaminës K ose 20% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol thelbësor në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjaku dhe shëndetit të kockave.

    A rrezikoheni nga beta karoteni i tepërt?

    Ngrënia e sasive të mëdha të beta karotenit nuk ju vë në rrezik nga një mbidozë e mundshme e vitaminës A. Organizmi di vetë të rregullojë sasitë e nevojshme të beta karotenit që ka nevojë. Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha karoteni, do të përballeni me një zverdhje të lëkurës. Nga ana tjetër është shumë e vështirë ta teproni me ngrënien e karotave apo edhe perimeve të tjera. Sa i përket karrotës, ju mund të konsumoni një ose dy në ditë.

    Lëkura e karrotës nuk duhet hequr

    Lëkura e karotës përmban gjysmën e antioksidantëve që gjenden tek kjo perime e nëntokës. Karotat pasi t’i lani mirë gatuajini me avull ose hajini të pagatuara, duke i përfshirë në sallata ose lëngje frutash.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.