×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Krasniqi për rrugën Deçan-Plavë: Kush hap një rrugë, hap mundësi të reja

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se rruga Deçan-Plavë duhet të ndërtohet, pasi sipas tij ajo hap mundësi të reja për qytetarët.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se rruga që po ndërtohet në afërsi të Kishës së Deçanit, hap mundësi të reja për të parët e vet kishës dhe është një mundësi më të madhe për vizitorët e saj dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Dukagjinit.

    Postimi i plotë:

    Rruga që po ndërtohet në afërsi të Kishës së Deçanit, e njohur botërisht si Manastiri i Deçanit, hap mundësi të reja për të parët e vetë kishës, një mundësi më të madhe për vizitorët e saj dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve që jetojnë e bashkëjetojnë në atë pjesë të Dukagjinit.

    Njerëzit e urtë e sidomos të parët e fesë, cilado qoftë ajo, duhet të jenë për perspektivën e jetës për njerëzit e jo për ngulfatjen e saj dhe pengimin e zhvillimit të cilitdo vend. Kushdo që bëhet pengesë për rrugën, ai rrënon urat e miqësisë e të bashkëpunimit!

    Rruga duhet të ndërtohet, se ajo aty ishte denbabaden për të lehtësuar jetën e njerëzve e assesi për të penguar e armiqësuar njerëzit e besimeve apo të kombeve të ndryshme. Madje, pa atë rrugë, që ishte e është më e vjetër se vetë kisha, as kisha nuk do të ishte aty.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Vip02 Maj 2024
    Javën e shkuar, u konfirmua ndarja përfundimtare e Bleros me “bejbin”, Ana Sylejmanin. Burime e prive folën se ai është parë në...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.