×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, të premten pasdite mundësi për rrebeshe shiu. Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtëRryma të nxehta ajrore nga Afrika Veriore do të kushtëzojnë mot të nxehtë në dy ditët e ardhshme.

    Ditën e enjte fushat e presionit më të rritur do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa Perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.

    Të shtunën vende-vende rrebeshet mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër.

    Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.

    Sipas PW, nga dita e hënë sërish parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites mbetet mundësia për ndonjë rrebesh shiu.

    Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj edhe këshillohet t’i ikim qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesditës, njofton PW.Parashikimi për periudhën 13-17 gusht:

    13.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

    14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Ditën me zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

    15.08 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vranësira me rrebeshe shiu dhe bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intensive me mundësi edhe për breshër.

    16.08 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

    17.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu.Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele.

    Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme 2-10m/s.Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2024
    Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun...
    Lajme28 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se popullit të Kosovës i kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar...
    Lajme28 Maj 2024
    Sot në fshatin Qukic – Zubin Potok është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me urdhërarrest te lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Jovan Mitreski ia ka dorëzuar sot pasdite postin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit dhe e ka uruar për zgjedhjen. Pas marrjes...
    Vip28 Maj 2024
    Modelja Gresa Hoti ka qenë protagoniste në “5 datat” e Prives. Në bisedë e sipër me prezantuesen, Mbresa Hajrullahu, Gresa ka folur...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm përmes dorëheqjes së Qeverisë Kurti....
    Sport28 Maj 2024
    Paris Saint-Germani ka vendosur të dorëzohet në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva. City janë të vendosur ta...
    Sport28 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në Volejboll në konkurencën e meshkujve ka bërë publike lista e gjerë për kampanjën kualifikuese për CEV EuroVolley. Këto...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së ulët, pasi një deputet i krahut të majtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.