×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ia tërheq vërejtjen LDK-së: Bëni disa hapa mbrapa, keni ulur nivelin e dialogut

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vazhduar të shpreh pakënaqësitë e tij ndaj kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe ndaj dialogut me Serbinë.

    Haradinaj ka thënë se Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

    “Po i tregoj këtij kryeministri dhe kolegëve të mi në LDK që me apo pa vetëdije jeni futur në një klishe ku dialogun e keni ulur më poshtë se në kohën e Thaçit e Mogherinit. Dialogu ka qenë në nivelin e vendimmarrësve të Presidentit Trump, Presidentit Macron e Kancelares Merkel”, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

    Ish-kryeministri i Kosovës e ka këshilluar Hotin të bëjë disa hapa mbrapa në raport me dialogun.

    “Bëni disa hapa mbrapa. Mos lejoni që t’iu thojnë ky është dialogu. Ky nuk është dialogu. Dialogu është kur ulen në tryezë Kryeministri Hoti Presidenti Macron, Kancelarja Merkel por edhe Presidenti Trump apo i dërguari i tij për këtë temë. Nuk kemi nevojë për një dialog ku njerëzit tonë enden poshtë e lartë”.

    Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë në këto rrethana.

    “Ne e pranojmë se dialogu i takon Kryeministrit, por Aleanca nuk pranon të bëhet bashkëpjesëmarrëse në devijimin e dialogut nga vendimmarrësit politike te Lajçaku e Skënder Hyseni. LDK po e aprovon këtë. Unë e kam problem këtë dhe nuk qëndrojë prapa saj. Pasojat politike rreth kësaj teme nuk i pranojë. Pasojat e këtij dialogu teknik le t’i bartin ata”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.