×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen lajmi i madh nga Ministria e Shëndetësisë: Pritet të ketë ulje të numrit të infektuarve me COVID-19

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë për RTV Dukagjinin se po shpresojnë që masat e qeverisë më në fund do të japin efekt.

    “Nga nesër presim më pak viktima dhe më pak të prekur nga COVID-19. Deri në orët e pasdites sot kemi pasur një trend në rënie, shpresojmë që edhe në orët e mbrëmjes nuk ka pasur ndonjë ndryshim. Shpresojmë që nesër kur të publikohen rezultatet të kemi shifra më të ulëta se ato që kemi prezantuar sot”, tha Hoti.

    Hoti thotë se nga mesi i këtij muaji pritet të fillohet edhe me ndërrimin e tretë më testime pasi do të vijnë edhe tri aparate testuese.

    “Fuqia testuese do të rritet gjithsesi por po punohet që të ulet numri i të shtruarve në spitale”.

    Ai thotë se këto tri aparate do të jenë donacion nga OBSH, derisa shteti po planifikon të blejë edh të shtatë aparaturave tjera që do të vendosen në rajone qendrat rajonale.

    “Këto aparatura pritet të kushtojnë rreth 2 milionë euro”.

    Hoti thotë se rreth 103 aplikacione kanë ardhur nga institucionet private për të bërë teste për COVID-19.

    “Të gjithë ato institucione që plotësojnë kriteret do të bëjnë teste stereologjike por edhe molekulare për qytetarët që kanë dëshirë të testohen”.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se këtë vit për dallim nga vitet tjera do të porositen shumë më tepër vaksina të gripit sezonal.

    “Zakonisht në vit porosisim 100 mijë vaksina të gripit sezonal, por këtë vit planifikojmë të sigurojmë rreth 500 mijë vaksina të gripit sezonal për grupet e ndjeshme”.

    Hoti thotë se nëse vaksina e COVID-19 del në treg Kosova synon të sigurojë rreth 1 milionë vaksina përmes vendeve mike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.