×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri viziton repartin infektiv, kërkon nga qeveria mjete mbrojtëse dhe pune për mjekët

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ku ka parë nga afër punën e madhe e profesionale që bëhet aty, në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

    Duke vlerësuar lartë punën e mantelbardhëve, Haziri ka thënë se gjendja është e rënduar në Spitalin e Përgjithshëm, por fal mjekëve e infermierevedhe infermierëve, po përballohet.

    “Aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej të cilëve 37 të konfirmuar me COVID-19 dhe 21 janë në pritje të testimit. Në CPAP janë tre pacientë, një është i intubuar dhe me oksigjenoterapi janë 32 pacientë. Komuna dhe Anamorava është e varur nga efikasiteti i këtij Spitali”, ka njoftuar Haziri, teksa ka kërkuar mbështetje më të madhe nga Qeveria me mjete pune.

    Kreu i Gjilanit është shoqëruar nga dr. Ajhane Sefiu – drejtoreshë e QRSHP, Alban Ramushi – komandant i Stacionit Policor, dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në SPGJ dhe anëtar i komitetit të emergjencave kundër përhapjes së pandemisë dhe mjekë kujdestar.

    Përndryshe, Lutfi Haziri është i pari kryetar Komune që viziton një repart ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.