×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vlora me pak turistë, vetëm një e treta e hoteleve kanë pushues gjatë javës

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Pandemi dhe turizëm, do të thotë edhe një sezon i vështirë për operatorët turistikë në Vlorë të cilët çdo ditë po përballen me humbje në financat e tyre.

    Edhe pse muaji korrik është në ditën e fundit të tij , ky muaj nuk ka dhënë pritshmëritë e tij.Për operatorët turistik të qytetit të Vlorës vetëm 30 % e hoteleve kanë funksionuar përgjatë javës, ndërsa janë fundjavat ato qe përmirësojnë situatën. Operatorët turistike flasin për anulime të prenotimeve nga turistët vendas, ndërkohë që më të sigurt ndjehen të huajt.

    “Jemi nga Bjellorusia Vijme per here te pare ne Vlore.Pse na pelqen Vlora. Sepse ketu ka det qe mua pelqen shume, eshte nje vend i mire dhe gjithcka ketu eshte shume mire”.

    “Do te jemi ketu ne Vlore 7 dite.Na pelqen natyra,deti ,malet”.

    “Eshte hera e dyte qe jam ne Shqiperi. Eshte nje vend i bukur me male ,dete e lumenj .Kam qene ne Sarande heren e pare. Ne Vlore vij per here te pare dhe me pelqen. Deti eshte me i miri.Ne hotel sillen shume mire me ne ,jane njerez te mire por te flasesh rusisht me ata eshte e veshtire. Per here te pare po flasim bashke rusisht”.

    “Jam nga Ukraina.Vij per here te pare ne Vlore .Me pelqen shume ky det edhe kur ka dallge te medha .Ne hotel ka nje kuzhine shume te mire. Njerezit ne hotel jane gati te na ndihmojne ne cdo kohe. E kemi pare pak qytetin dhe duket i bukur .Cdo gje qe na sheh syri eshte shume bukur dhe une do vij perseri”.

    “Na pelqen jo vetem Vlora por edhe Dhermiu ku ne kemi qene. Kemi dale edhe shetitje ne qytet edhe pse jo shume dhe ia kaluam shume mire. Kemi vizituar kafene ,kemi bere pazar. Si jane njerezit ? -Ne jemi ne hotel dhe njerezit kujdesen shume per ne”.

    “Ju intereson historia e qytetit te Vlores ?…Eshte nje vend i vecante por nuk jemi treguar aktive ne kete drejtim”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.