×
  • Lajme
  • Lajme

    Pulmologu i QKUK-së: Gati 100% e pacientëve me Covid-19 po trajtohen me oksigjen, pak shtretër janë të lirë!

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Gjendja aktuale në Klinikën Pulmologjike, aty ku po trajtohen edhe rastet e infektuara me Coronavirus, është e rëndë. Kjo ngase numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë në këtë Klinikë po vazhdon të rritet.

    Lajmin për Front Online e ka konfirmuar pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë, Besim Morina.

    Morina ka thënë se në këtë Klinikë është duke u punuar me limitet e kapacitetit që ka.

    Ai madje tha se numri i shtretërve të lirë për të pranuar pacientë të ri, është i vogël.

    “Momentalisht po punohet në limitet e kapaciteteve të Klinikes, si në numrin e shtretërve për pacientë, ashtu edhe për numrin e pulmologëve aktiv. Numri i përgjithshëm varion gjatë ditës pasi gjatë gjithë kohës lirohen dhe pranohen pacientë, por numri i shtretërve të lirë është shumë i vogël”, ka bërë të ditur pulmologu Morina.

    Në Klinikën e Pulmologjisë, sipas Morinës, po pranohen vetëm pacientë të infektuar me Covid-19 me gjendje të rëndë shëndetësore, saktësisht pacientë të prekur në mushkëri me pneumoni të rëndë.

    “Tani janë të shpeshta edhe rastet kur për periudha të caktuara nuk ka vende të lira. Nga të gjithë pacientët që paraqiten për kontrolle në shërbimin ambulator, vetëm ata me gjendje serioze pranohen, kurse ata me sëmundje të lehte zakonisht lirohen të vazhdojnë trajtimin në shtëpi”, tha Morina për Front Online.

    Pothuajse gati 100 për qind e të infektuarve me Coronavirus, sipas Morinës, janë duke u trajtuar me oksigjen.

    Klinika ka nevojë për furnizim të pandërprerë me oksigjen

    Mungesa me furnizim të pandërprerë të oksigjenit për pacientët që kanë nevojë për sasi të madhe të tij, po del të jetë një problem tjetër në Klinikën Pulmologjike.

    “Shumica e pacienteve të shtruar janë në gjendje stabile përveç disa rasteve që kanë gjendje shumë të rëndë. Gati 100% e pacientëve janë duke u trajtuar me oksigjen. Te shumica e këtyre pacientëve kanë nevojë për sasi të mëdha të oksigjenit, gjë që e bën kruciale furnizimin e pandërprerë dhe të mjaftueshëm me oksigjen”, ka bërë ditur për Front Online, Besim Morina.

    Përveç tjerash, Klinika Pulmologjike në QKUK është duke punuar me kapacitete të kufizuara të infermierëve.

    Sipas pulmologut Morina, sfida momentale e kësaj Klinike është shtimi i kapaciteteve të shtretërve dhe shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve.

    6 mjekë e 14 infermiere të infektuar me Coronavirus në Klinkën e Pulmologjisë

    Pulmologu Besim Morina thotë për Front Online se në Klinikën Pulmologjike tani aktiv janë vetëm 7 pulmologë ngase 6 janë infektuar me Coronavirus,

    Ai thotë se aktualisht 14 infermiere të Pulmologjisë janë të prekur me Coronavirus.

    “Në situatë jo të mirë Klinika e Pulmologjisë është edhe për arsyen që është duke punuar me një numër të reduktuar të stafit, përkatësisht janë vetëm 7 pulmologë aktiv, ndërsa 6 të tjerë janë të infektuar dhe në vetizolim dhe 3 të tjerë janë liruar për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike. Poashtu janë edhe 14 infermiere të infektuara”, ka përfunduar Morina. /FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë  se fshatrat Kraishta, Varigoci, Ribar i Madh, Bujani, Bregu i Zi dhe Zllakuqani...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Vip14 Janar 2025
    Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky zarf u pa në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.