×
  • Lajme
  • Lajme

    Shemsi Jashari nxjerr faktet: Misionet ndërkombëtare dënuan për “krime lufte” 34 shqiptarë dhe vetëm katër serbë

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Njohësi i çështjeve politike dhe Drejtori i Organizatës “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, ka publikuar dëshmi mbi rolin e “EULEX-it” në dënimin e krimeve të luftës.

    Në të gjeturat e tij, Jashari shkruan se nga misionet ndërkombëtare nga viti 2000 deri me 2018, për krime lufte janë dënuar: 34 shqiptarë dhe katër serbë.

    Tutje Jashari ka publikuar edhe grafikone për punën e EULEX-it në dënimin siç thuhej të krimeve të luftës.

    Shemsi Jashari ka shtuar se misioni i EULEX-it, vazhdoi traditën e UNMIK-ut, me një qasje të njejtë në raport me hetimin e krimeve të luftës. Ndonëse kishte dëshmi të mjaftueshme për krimet e kryera nga Serbët ndaj shqiptarëve, asnjë lëndë të madhe të masakrave të kryera në Kosovë nuk e hetoi e as nuk e gjykoi.S

    hkrimi i plotë nga Shemsi Jashari:

    Tendenca për të barazuar agersorin me viktimën shihen qartë si në misionin e EULEX-it ashtu edhe të UNMIK-ut. Nga misionet ndërkombëtare nga viti 2000 deri me 2018, për krime lufte janë dënuar:
    34 shqiptarë
    4 Serb
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) punën në Kosovë zyrtarisht e ka filluar në fund të vitit 2008, me marrjen e kompetencave nga

    Misioni i UNMIK-ut. Ky mission në Kosovë plotësisht është operacionalizuar në muajin prill të vitit 2009.Misioni i EULEX-it në fillim të mandatit e ka pasur rolin e mbikëqyrjes, të këshillimit dhe të udhëzimit në fushën e doganave, policisë, gjyqësorit dhe të sistemit të burgjeve, krahas kompetencës ekskluzive në gjykimet për krimet e luftës. EULEX- i, po ashtu, ka vepruar në lidhje me akuzat për veprat penale me prapavijë etnike dhe politike, krimin e organizuar dhe terrorizmin.Edhe Eulex vazhdoi misionin e UNMIK-ut, sa i përket hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës ishte i përqendruar tek ndjekja e shqiptarëve kryesisht pjestarë të UÇK-së, dhe nuk u morr aspak me hetimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë.Misioni i EULEX-it, vazhdoi traditën e UNMIK-ut, me një qasje të njejtë në raport me hetimin e krimeve të luftës. Ndonëse kishte dëshmi të mjaftueshme për krimet e kryera nga Serbët ndaj shqiptarëve, asnjë lëndë të madhe të masakrave të kryera në Kosovë nuk e hetoi e as nuk e gjykoi.Duke shikuar statistikat shohim se EULEX ka ndjekur dhe gjykuar 4(katër) fish me shumë shqipëtarë sesa Serb për krime lufte edhe pse botërisht dihet se Serbia ishte ajo që ksihte kryer Krime në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.