×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq flet për intervistimin e Thaçit, tregon se cila do të jetë tema e parë e dialogut me Hotin

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, një ditë para udhëtimit në Bruksel, ka folur për intervistimin që po i bëhet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Bruksel dhe për temat që do t’i bisedojë me Hotin në takimin e nesërm.

    Kreu i shtetit serb ka thënë se tashmë tema e intervistimit të Hashim Thaçit është mbi të gjitha diskutimet dhe se çështja e dialogut është vetëm një çështje zyrtare dhe burokratike.

    “Marrja një pyetje e Hashim Thaçit në Hagë është mbi gjithçka, dhe kjo është tema e vetme në Prishtinë, dialogu për ta është vetëm një temë zyrtare, burokratike”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS.

    Sa i përket temave që do të diskutohen mes tij dhe Hotit në Bruksel, Vuçiq ka treguar se do të flasin për dy tema kryesore të cilat janë në axhendë, dhe se njëra prej tyre është diskutimi për fatin e personave të pagjetur dhe tema tjetër do të jetë bashkëpunimi ekonomik, qarkullimi i mallrave, kapitalit e shërbimeve.

    Përveç tjerash presidenti serb ka përmendur edhe miratimin e Rezolutës për vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se me veprime të tilla do të jetë shumë e vështirë që të ndërtohet mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës.

    Sipas Vuçiqit, me rezoluta të tilla do të arrestohet secili serb që flet keq për UÇK’në./Express/

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk është rikandiduar sërish për këtë post, dhe në vend të tij do të kandidojë Petrit...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Izraeli i është përgjigjur dënimit të vazhdueshëm dhe në rritje ndërkombëtar se është përgjegjës për urinë në Gaza duke njoftuar një sërë...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Me votë dërmuese në favor të tij, Petrit Hajdari është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka shprehur shqetësimin e thellë...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës me zjarret në jug të vendit....
    Lajme27 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e saj për fluksin në pikat e kalimit kufitar. Bazuar në këto të...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë komentet e tij të para që kur ushtria njoftoi një sërë masash për të rritur...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas një incidenti që ndodhi së fundmi në Vlorë ku një kamarier është dhunuar fizikisht...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.