×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Ky Parlament “jolegjitim” voton reformën, Meta s’është Nastradini

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Kryeministri Rama u pyet nga gazetarja e A2 Marsela Karapanço nëse do të shkojnë deri në fund ndryshimet kushtetuese, të cilat janë quajtur ditën e sotme nga presidenti Meta si “aventurë”.

    “Nëse janë vetëm 82 deputetë legjitim, ashtu siç thotë Meta, atëherë ne nuk votojmë dot as marrëveshjen e 5 qershorit, që presidenti e pëlqen aq shumë. Kush do ta votojë këtë? Cila është përgjigja për këtë? Apo është si ‘qershitë e Nastradinit’. Ka qershi të mira dhe ka qershi të pangrënshme, sipas oreksit.

    Presidenti është ndryshe në këtë pikë nga Basha, ai e njeh shumë mirë aritmetikën. Presidenti, në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin. Në momente të ngërçit të madh kemi pasur bashkëpunim. Unë nuk mendoj se parlamenti është shporta e qershive të Nastradinit dhe ashtu siç nuk mendoj se presidenti është Nastradini. Mendoj se në këtë pikë është e qartë se presidenti është në opozitë, Presidenca është një seli e opozitës dhe kemi tre opozita aktualisht, parlamentare, jashtë parlamentare dhe presidenciale”, u shpreh Rama./A2/

     

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.