×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shumë vende u rikthehen kufizimeve, pas 13 milionë të të infektuarve

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Qytete dhe shtete të tëra përreth botës kanë rikthyer masat e serta të kufizimit në luftë ndaj koronavirusit, teksa numri i të infektuarve globalisht ka kaluar shifrën prej 13 milionë të prekurve.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tash e një javë raportohen nga 60 mijë raste të reja me koronavirus në baza ditore, guvernatori i Kalifornisë ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, kinemave e muzeve, në kuadër të rikthimit dramatik në mbyllje.

    E në Australi, ku shifra e të prekurve ka kaluar 100-mijëshin, shteti më i goditur i Uellsit të Ri Jugor ka zbatuar kufizime të ngjashme për kafenetë.

    Ndërkaq Hong-Kongu ka paralajmëruar masa të reja të distancimit social, duke nisur nga mesnata, pasi autoritetet alarmuan se rreziku nga shpërthimi masiv i infeksionit është jashtëzakonisht i lartë.

    Në të gjitha këto vende bartja e maskave mbrojtëse është bërë e detyrueshme, ndërsa në Hong-Kong janë paraparë gjoba prej 645 dollarësh për të gjithë ata që nuk i bartin maskat në publik.

    Vendimi për rikthim të kufizimeve është marrë vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pandemia nuk është as afër së përfunduari.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se është miratuar paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë. Kallas e ka cilësuar...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Pas videos virale ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u pa në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që po i mban gjatë një seminari në Greqi....
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Vetëm një ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka ndërmarrë një hap të veçantë dhe të pazakontë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.