×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Lufta e UÇK-së nuk duhet të barazohet me ca individë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se është padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare që në vend se ta drejtojë presionin kah Serbia po e sulmon luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

    Çeku ka theksuar se UÇK dhe lufta çlirimtare është e të gjithëve.

    “Ka qenë luftë e drejtë, dhe nuk duhet të barazohen ca individë me luftën sepse rrezikojmë që nëse dënohen ata të njolloset lufta e UÇK-së. Duhet të luftojmë deri në ditën e fundit të mos perceptohet si njollë në luftën tonë çlirimtare”, është shprehur Çeku, njofton Klan Kosova.

    “Në momentin që disa individë i barazoni me UÇK-në nëse nesër këta dënohen, i bie që UÇK ka qenë e papastër dhe lufta ka qenë e padrejtë. Prijësit kanë qenë shumë të rëndësishëm por lufta ka qenë e popullit. Nëse dënohet individi i bie se lufta ka qenë e papastër. Lufta e drejtë e Kosovës është në pyetje dhe jo një strukturë që ka udhëheqë”.

    Çeku ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje para se të udhëtonte në Hagë për intervistim.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.