×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj-Halimaj kërkon nga qeveria shqiptare pezullimin e taksës në rrugën e kombit deri më 15 shtator

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka takuar në Tiranë zv-kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

    Në këtë takim u diskutua për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, e ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

    Zv.kryeministrja Balaj-Halimaj kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikojë mundësitë për pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

    Po ashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë̈ realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve recioproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.

    Nga ana e tij, zv.kryeministri Braçe u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngrisë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Po ashtu ai shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve tona.

    Zv.kryeministrja Balaj-Halimaj tha se i gjithë përkushtimi i saj do të jetë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja që mund të arrihen në shtator e që për qëllim do të kenë lehtesimin e jetës së qytetarëve andëj e këndej kufirit.

    Temë e këtij takimi ishte edhe menaxhimi i pandemisë COVID-19 në dy vendet./kp/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.