×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto shtetet s’kanë asnjë rast të konfirmuar me koronavirus

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Në dhjetor të vitit 2019 koronavirusi që shkakton sëmundjen CoViD-19 u paraqit në Kinë, disa javë më vonë ky virus kaloi kufijtë kinezë duke filluar një pandemi globale.

    Tani rreth 188 shtete kanë raportuar që kanë raste me CoViD-19 dhe shumica prej tyre tashmë kanë ndërmarrë masa strikte dhe agresive për të luftuar pandeminë që ka kapluar botën.

    Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus, dhe numri i fataliteteve nga CoViD-19 ka kaluar shifrën 560.000.

    Por, ekzistojnë 12 vende të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus:

    1. Kiribati
    2. Korea e Veriut
    3. Turkmenistani
    4. Ishujt Solomon
    5. Vanuatu
    6. Samoa
    7. Tonga
    8. Palau
    9. Ishujt Marshall
    10. Nauru
    11. Tuvalu
    12. Shtetet e Mikronesias

    Çfarë kanë bërë këto shtete dhe pse nuk kanë asnjë rast të raportuar me koronavirus?

    • Kiribati, Oqeani

    Ka një popullsi prej 119,451 banorësh. Edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, shteti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Nga 30 marsi janë mbyllur edhe shkollat.

    • Korea e Veriut, Azi

    Me një popullsi prej 25,778,816 banorësh, Korea e Veriut është vendi i parë që ka mbyllur kufijtë. Si fqinj me Kinën, vendi mbylli kufijtë me 21 janar dhe nuk i ka rihapur që atëherë. Po ashtu ka vendosur masa strikte mbi ata që lejohen të futen brenda shtetin, duke përfshirë edhe një deri dy muaj në karantinë.

    Gjersa autoritetet nuk kanë raportuar asnjë rast me CoViD-19, jo shumë besojnë që kjo është e vërtetë.

    • Turkmenistan, Azi

    Ky vend në Azinë Qëndrore ka një popullatë prej 6,031,200 banorësh dhe kufizohet nga Kazakhstani, Uzbekistani, Tajikistan, Iran dhe Afganistani – të gjitha vende me raste të raportuara me koronavirus. Shumica e kufijve tokësor janë mbyllur para dy muajsh dhe që nga shkurti janë anuluar udhëtimet ajrore nga dhe për në Kinë.

    • Ishujt Solomon, Oqeani

    Me popullsi prej 686,884 banorësh, ky është njëri ndër vendet që vizitohet më së paku në botë. Që nga shkurti , si shumë vende të tjera në këtë zonë, Ishujt Solomon kanë kërkuar certifikatë mjekësore për të lejuar hyrjen brenda kufijve. Udhëtarët që hyjnë nga vendet e infektuara duhet të qëndrojnë pë 14 ditë në karantinë.

    • Vanuatu, Oqeani

    Vanuatu ka një popullsi prej 307,145 banorësh dhe deri më tani nuk ka asnjë rast të raportuar me virus. Që nga shkurti kanë implementuar rregulla strikte për ata që kërkojnë të kalojnë kufijtë. Ata që udhëtojnë nga vendet e infektuara nuk janë lejuar brenda apo janë dërguar në karantinë.

    • Samoa, Oqeani

    Samoa, me 198,413 banorë ka qenë nën izolim që nga 25 marsi. Që atëherë është shpallur gjendja emergjente dhe të gjitha udhëtimet internacionale janë suspenduar.

    • Tonga, Oqeani

    Tonga, me 105,695 banorë, ka vendosur rregulla strikte për udhëtarë që nga shkurti. Që nga 29 marsi, shteti është izoluar.

    • Palau, Oqeani

    Për momentin është një person nën investigim për infektim me koronavirus pasi që u kthye nga Guam, por akoma nuk ka asnjë rast të konfirmuar me sëmundjen, në këtë vend me 18,094 banorë.

    • Tuvalu, Oqeani

    Po ashtu i njohur si njëri ndër vendet më pak të vizituara në botë, Tuvalu me 11,793 banorë ka më pak se 200 turist në vit. Besohet që kjo është njëra ndër arsyet se pse nuk ka pasur raste me CoViD-19 akoma në këtë vend.

    • Nauru, Oqeani

    Nauru, një vend aq i vogël sa mund të ecësh përreth tij brenda një dite dhe me një popullsi prej 10,823 banorësh, po ashtu ka menaxhuar që të qëndrojë e lirë nga koronavirusi.

    • Shtetet e Mikronesias, Oqeani

    Me një popullsi prej 115,030 banorë, Mikronesia ka implementuar rregulla strikte për udhëtarët që nga shkurti, dhe nuk lejojnë hyrjen e qytetarëve dhe udhëtarëve nga Kina.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun. Ai tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.