×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputetja e Bundestagut i kërkon Merkelit mos t’ia lë në dorë Macronit dialogun Kosovë- Serbi

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Sot pak para mesditës është mbajtur video-samiti i Parisit i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë Samit është diskutuar për temën kryesore, dialogun Kosovë-Serbi, dhe kanë marrë pjesë Josep Borell e Mirsolav Lajcak dhe kryeministri Avdullah Hoti e Aleksander Vucic.

    Lidhur me këtë Samit ka pasur komente edhe nga deputetë të Bundestagut. Deputetja Renata Alt nga FDP (Freie Demokratien), e cila i ka thënë kancelares gjermane, Angela Merkel, që të marrë lidershipin e procesit dhe të mos lejojë hapsira për presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Alt thotë se problemet të cilat dolën dhe penguan takimin e aranzhuar nga Richard Grenell, tashmë kanë krijuar një shans për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian që të lëvizin gjërat përpara, dhe sipas saj, Merkel, nuk duhet që t’ia lë këtë punë në dorë Macronit, por që të tregojë fuqinë e saj dhe të shtyjë palët drejt negociatave dhe marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

    “Duke qenë se iniciativa e Grenellit për një samit paqeje mes Kosovës dhe Serbisë ka pësuar çarje, shansi tashmë është për BE’në dhe Gjermaninë, për të lëvizur gjërat rreth konfliktit.Kancelarja Merkel në Samitin e sotëm nuk duhet t’i lejojë Macronit hapësira, por duhet të tregojë lidership dhe të negocioj për marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka shkruar Alt.

    Pas video-samitit ndërkohë është lëshuar një komunikatë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, në të cilën tregohet se më 12 korrik do të ketë vetëm një video-samit, derisa më 16 korrik do të jetë takimi i nivelit të lartë në Bruksel.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.