×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati në Shtime shqipton gjoba prej 1500 euro për bizneset që punuan pas orës 21:00

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Inspektorati i Komunës së Shtimes ka nis një aksion për t’i inspektuar bizneset e gastronomisë se a po e respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e bizneseve pas orës 21:00.

    Të gjitha ato biznese që nuk e kanë përfillur vendimin, janë ndëshkuar me nga një mijë e 500 euro nga inspektorati. Shef i inspektoratit në këtë komunë Sherif Sherifi, ka thënë për KOHËN se për çdo natë pas orës 21:00 do t’i kontrollojnë bizneset, ndërkaq do të shqiptojnë edhe gjoba ndaj atyre që e shpërfillin vendimin e Qeverisë.

    “Inspektorati sanitar në Shtime rreth orës 21 e 30 minuta u kanë tërhequr vërejtjen që t’i mbyllin lokalet, mirëpo disa prej tyre nuk e kanë përfillur urdhrin e dhënë, ndërkohë kemi shqiptuar prej një mijë e 500 eurosh”, ka thënë Sherifi. Sipas tij, shqiptimi i disa gjobave është bërë në rrugën “Tahir Sinani” dhe në rrugën “Ahmet Shtimja” në Shtime. Sipas Sherifit shqiptimi i gjobave është bërë në bazë të ligjit për luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nr.02/L-109 neni 2 pika 11, neni 41, 42 dispozita ndeshkuse nenu 53 dhe 54 te ketij ligji. “Këto biznese kanë bërë edhe shkelje të tjera ligjore derisa punëtorët e tyre nuk kanë pasur kontrollet mjekësore dhe as librezat sanitare. Po ashtu nuk kanë respektuar as ligjin për antiduhan në ambiente të mbyllura”, ka thënë Sherifi.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët. SPMT thotë se situata e krijuar...
    Lajme13 Maj 2024
    Të shtëna me armë zjarr ijanë shënuar këtë të hënë në qytetin e Fierit, ku sipas informacioneve paraprake raporohet se ka ndërruar...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi tha se pushteti lokal po rri gjykatave më shumë sesa...
    Të tjera
    Kronika13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli ,...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 majit të vitit 1999 në Korishë të...
    Lajme13 Maj 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, tha se në këto momente Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën. Ai tha se tashmë nuk...
    Lajme13 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë policorë janë të përfshirë ose qëndrojnë prapa qendrave të masazhit...
    Lajme13 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.