×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i LDK-së: Të votohet rishikimi i buxhetit, qytetarët janë në pritje të 170 eurove të premtuara

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Me 6 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Komisionit për Financa dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe i njëjti është proceduar në Kuvend për miratim.

    Në komisionin për Financa dhe Transfere gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, janë dhënë vërejtje për këtë projektligj nga deputetët e partive opozitare pasi sipas tyre nuk është adekuat për gjendjen e krijuar nga Covid-19.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  njëherit anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Fatmir Rexhepi, është shprehur optimist sa i përket votimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit.

    Ai thotë se ky buxhet do të duhej të votohej edhe nga opozita pasi situata është e rëndë dhe në rast të mosvotimit, do të rëndohej edhe më tutje situata ekonomike.

    “Secili deputet e di peshën dhe rëndësinë që e ka rishikimi i këtij buxheti, e aq më pak në këto kushte shumë të rënda dhe specifike me gjendjen e rëndë që po kalojmë me COVID-19, me një gjendje ku ballafaqohen të gjithë qytetarët, por edhe gjithë ekonomia e vendit si dhe institucionet të cilat duhet të bëjnë maksimumin në menaxhimin e saj sa më të mirë bashke me qytetarët në mënyrë që t’i japim shanse pjesës së dytë”, ka thënë Rexhepi për “Front Online”.

    E, sa i përket masave për parandalim të COVID-19, ku gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00 nuk do t’u lejohet aktiviteti, Rexhepi tha se situata është e rëndë, por me rishikimin e buxhetit do të mund t’u dilet në ndihmë bizneseve dhe sektorëve që janë prekur pandemia.

    “Unë e them si deputet se të gjithë jemi në provë, në test, në testin më të madh që e kemi. Si Qeveri, si ekonomistë, si parlamentarë se cila do të jetë alternativë më e mirë e rishikimit në buxhet për të proceduar në Kuvend e në të njëjtën kohë për t’i dhënë një pako sa më të madhe mbështetje ekonomisë, sektorit privat dhe gjithë sektorëve të cilët kanë impakt në jetën ekonomike dhe aktivitetet e përgjithshme në vend”, tha është Rexhepi për Front Online.

    Deputeti Rexhepi: Duhet të ndryshohet Ligji për Fondin Pensional për të tërhequr 10% të mjeteve nga qytetarët

    Kurse sa i përket iniciativës për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale nga Trusti, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi tha se kjo iniciativë nuk është lehtë të realizohet dhe duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për Fondin Pensional.

    “Edhe iniciativa e e ministres së Financave mendoj që ka qenë e mirë, e kemi vlerësuar pozitivisht, por nuk është e lehtë të realizohet. Mund të dalin edhe keqkuptime, prandaj neve na duhet të jemi të disiplinuar me këtë variant se çfarë po kërkohet që kur të vjen në Parlament plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit në Fondin Pensional të kemi edhe këtë ndryshim”, ka thënë Rexhepi për Front Online.

    Sipas tij, është ende në pikëpyetje se a do të kompensohen apo jo këto fonde të tërhequra nga qytetarët.

    “Në bisedën e parë që kemi pasur bashkërisht në komision është trajtuar edhe ky variant, mundësia e kthimit të mjeteve në periudhë 3 deri 5 vjet për shumën e caktuar, por se si ka mbetur të shihet në këtë fazë në plotësimin dhe ndryshimin në Parlamentin e Kosovës”, është shprehur Rexhepi për Front Online.

    Rexhepi: Opozita ta votojë buxhetin

    Deputeti Fatmir Rexhepi tha se me votimin e buxhetit në Kuvend do të mund të realizohej edhe Pakoja Ekonomike ku shumë qytetarë janë në pritje të mjeteve pasi për muajin prill ende nuk janë alokuar.

    Ai ka ftuar edhe njëherë opozitën që ta votojë buxhetin, ngase siç tha ai, qytetarët janë në pritej të mjeteve të cilat u janë premtuar për periudhën e pandemisë me Covid-19.

    “Kemi të bëjmë me aktivitetet ekonomike, kryesisht me pakon e masave me rishikimin e buxhetit që sot e patëm në Komisionin për Buxhet ku patëm paraqitjen e ministres Bajrami nga ana e saj lidhur me të gjitha plotësimet dhe ndryshimet e domosdoshme që ka krijuar situata e jashtëzakonshme e rishikimit të buxhetit për vitit 2020”, ka thënë Rexhepi për Front Online.

    Rexhepi ka kërkuar që të respektohen masat e reja të Qeverisë pasi me ulje të rasteve do të lehtësohen edhe rrethanat për të vepruar në ekonominë vendore.

     

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.