×
  • Lajme
  • Lajme

    NY Times: Kosova dhe Shqipëria, ndër vendet e pakta ku mund të shkojnë amerikanët

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Times”, e ka publikuar një listë të shteteve që mund të vizitohen nga qytetarët e ShBA-së edhe në kohën e pandemisë, ndonëse ata mund të përballen me disa kufizime edhe në këto vende. Në listë ndodhen Kosova dhe Shqipëria.

    Për amerikanët që kanë shumë dëshirë t’i vazhdojnë udhëtimet ndërkombëtare, këto janë shtetet që tash për tash ua lejojnë hyrjen qytetarëve amerikanë, ndonëse mund të ketë disa kufizime, shkruan gazeta e njohur.

    Ndonëse shumë shtetet janë të paarritshme për vizitorët amerikanë për shkak të shkallës së lartë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbi 20 vende kanë filluar t’i mirëpresin ata, ndonëse disa kushte janë ende në fuqi, shkruan “The New York Times”.

    Departamenti i Shtetit po e mban në fuqi nivelin e katërt të Këshilluesit Shëndetësor Global, me të cilin rekomandohet shmangia e udhëtimeve ndërkombëtare për shkak të pandemisë. Megjithatë, autoritetet gjithashtu kanë ofruar të dhëna specifike për shtetet të caktuara pas lehtësimit të masave të kufizimit.

    Për Kosovën, gazeta shkruan: Kosova është e hapur për vizitorë pa kufizime rreth Covid-19, ndonëse rekomandohet që udhëtarët të kenë test që dëshmon se kanë dalë negativë në katër ditët e fundit para ardhjes. Zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po kërkojnë që ata që vijnë apo largohen nga vendi të shoqërohen vetëm nga një person në mënyrë që të zvogëlohet tollovia.

    Për Shqipërinë, në tekstin e gazetës së njohur shkruhet: Shqipëria i rihapi kufijtë në pjesën e parë të qershorit me kontrolle të shtuara dhe masa të karantinës në fuqi. Sidoqoftë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit, Ambasada e ShBA-së në Shqipëri i ka pezulluar të gjitha shërbimet, përpos atyre emergjente. Deri në fund të qershorit, hapësirat e brendshme të bareve, restorantet dhe klubet e natës kanë qenë të mbyllura, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

    Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, në listën e vendeve ku mund të shkojnë amerikanët, sipas kësaj gazete, ndodhen edhe Maqedonia Veriore, Kroacia, Turqia, Serbia, Britania e Madhe, Ukraina, Meksika dhe disa shtete të tjera më të vogla./express/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke cilësuar se Kosova ka ngecur për shkak të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë....
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje. Përgjatë këtij muaji,...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Eventi i Superkupës së Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy ndeshjet gjysmëfinale. Sigal Prishtina dhe Peja është gjysmëfinalja e parë....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.