×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Infektohet me Coronavirus ministri pakistanez i Shëndetësisë, Zafar Mirza

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Ministri pakistanez i Shëndetësisë, Zafar Mirza, është infektuar me koronavirus, duke u bërë zyrtari i fundit i lartë që preket nga sëmundja e re në vendin e Lindjes së Mesme.

    Ministri i Jashtëm, Moahmood Qureshi, njoftoi të premten se edhe ai është prekur nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”.

    Dy ministrat kanë thënë se kanë simptoma të lehta. Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se do të vetizolohet.

    Të hënën, autoritetet shëndetësore në Pakistan i raportuan 3,344 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 231,813 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

    Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 50 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 4,762.

    Kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka refuzuar të vendosë masa të rrepta të izolimit, duke larguar shumë kufizime që ishin vendosur më parë.

    Autoritetet kanë urdhëruar që njerëzit të përdorin maska dhe ta mbajnë distancën fizike, por shumë prej tyre, sidomos në zonat e varfra dhe me popullsi të dendur, nuk kanë mundësi ta mbajnë distancën.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Turqia u ka thënë aleatëve se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për të qenë Sekretari i ardhshëm i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Në një aksident trafiku në veri të Perusë kanë humbur jetën 25 persona dhe 13 tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel. ”Policia e...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për akuzën se privoi nga jeta G.H, në maj...
    Lajme30 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që me 1 Maj të ndalohet qarkullimi i makinave, në rrugën që të shpie te parku...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian pret që takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, të jetë rasti final...
    Lifestyle30 Prill 2024
    Shumica e njerëzve shkojnë te mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë. Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se granti prej 200 milionë eurosh nga agjencia e MCC e Qeverisë Amerikane...
    Lajme30 Prill 2024
    Është lënduar rëndë një këmbësor dje në Lluzhan të Podujevës, pasi u godit nga një veturë në lëvizje. Viktima është dërguar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.