×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Plagoset një shqiptar në Bruksel

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.

    ”Policia e veriut në Bruksel, u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njoftoi policia, përcjell klankosova.tv.

    Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një burrë me kapuç që ka kaluar para viktimës dhe në një moment është kthyer me shpejtësi dhe më pas ka qëlluar 4 herë. Dy nga plumbat e kapën viktimën në kokë. Më pas autori u largua me shpejtësi. Viktima i identifikuar si Agustin Kaza ndodhet në gjendje kritike për jetën, njoftoi prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media.

    ”Prokuroria publike e Brukselit ia ka referuar një gjyqtari hetues akuzën për atentat në tentativë. Në vendngjarje ka dalë gjyqtari hetues i shoqëruar nga zëvendësprokurori i Mbretit në detyrë dhe laboratori i policisë gjyqësore federale në Bruksel.

    Hetimi, i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të këtyre fakteve, kontekstin e tyre dhe kapjen e autorit(ve)”, njoftoi prokuroria belge, sipas Lapsi,al.

    Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore. Edhe policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Më shumë se 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit ndërsa bombardimet izraelite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhërarrest kundër liderëve izraelitë është skandaloze. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për...
    Sport20 Maj 2024
    Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit,...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje me fillim prej orës 10:00. Këtë e ka bërë të ditur ZKM përmes një...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar listën preliminare prej njëzet e gjashtë futbollistëve të ftuar për Euro 2024.  Kroacia e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.