×
  • Sport
  • Sport

    Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

    FrontOnline
    20 Maj 2024

    Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit, të cilët dhuruan një shfaqje fantastike, por që e njëjta nuk mund të thuhet për njërin prej yjeve të ‘Los Blancos’.

    Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ancelotti tha se nuk ishte i shqetësuar mbi faktin se ekipi pësoi katër gola, pasi ishte një ndeshje e hapur dhe se ekipi i tij po luante futboll të buku

    Megjithatë, kjo ndeshje nuk e ka ndihmuar aspak Eder Militaon, i cili po shpresonte që me paraqitje të mirë ta fitonte fanellën e titullarit në finale të Ligës së Kampionëve, pasi u ‘shkatërrua’ në çdo duel nga Alexander Sorloth i vendasve.

    Për këtë arsye, sipas gjitha gjasave, tekniku italian do të vendosë që si partner të Antonio Rudigerit në mbrojtje, ta fusë kapitenin Nacho Fernandez.

    Nacho ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë fazave me eliminim në Ligën e Kampionëve, ku ka arritur të tregojë ndeshje të mira ndaj yjeve si Erling Haaland dhe Harry Kane.

    Nëse starton në finale, spanjolli do të ketë punë me Niclas Fullkrug, por që gjithashtu do të ketë rastin që në rast se fitojnë ndeshjen, ta ngre trofeun në qiell në cilësinë e kapitenit.

    Kjo finale me shumë mundësi do të jetë ndeshja e fundit e Nachos me fanellën e Real Madridit, andaj një fund më të mirë nuk do ta kishte paramenduar as vet ai./EO

    Nga Rubrika
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.