×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kujdesi për shëndetin – sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Shumica e njerëzve shkojnë te mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë.

    Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të shëndetshëm, duhet të rezervoni një takim me mjekun tuaj.

    Por, vizitat e rregullta te mjeku ndonjëherë e bëjnë edhe dallimin dhe zbulimin e problemeve shëndetësore që në fazat e para.

    Një person i shëndetshëm duhet të vizitohet tek mjeku të paktën një herë në vit.

    Ndërsa personat të cilët kanë sëmundje gjenetikisht të trashëgueshme, është shumë e këshillueshme që të kryejnë vizita dy herë në vit.

    Përse duhet të shkojmë tek mjeku?

    Mbase ju duket e çuditshme që të shkoni te mjeku kur ndiheni shumë mirë.

    Por të dhënat tregojnë se një e treta e personave që kanë kaluar atakun kardiak, nuk kanë pasur shenja paralajmëruese.

    Bllokimi i enëve të gjakut është një tjetër problem i cili mund të kuptohet përmes vizitave të rregullta tek mjeku.

    Po ashtu ndodh dhe me problemet me tensionin e lartë të gjakut, personat që vuajnë nga kjo sëmundje shpesh herë e anashkalojnë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

    Të dhënat mjekësore kanë treguar dhe rreth 46% e sëmundjeve janë rezultat i gjenetikës.

    Këto sëmundje trashëgohen brez pas brezi, dhe është shumë e rëndësishme që të kuptohen që në fazat e para.

    Ekspertët theksojnë se nëse një sëmundje kapet në hapat e parë të saj, pacienti ka më shumë mundësi për një kurim të menjëhershëm.

    Si të përgatitemi për një vizitë mjekësore

    Pse të prisni në urgjencë për orë të tëra për të takuar mjekun tuaj?

    Një zgjidhje fare e lehtë është që t’i paraprini situatës, dhe të rezervoni një takim me të.

    Problemi që ndodh me shumë persona është hutimi gjatë konsultës mjekësore.

    Ndodh shpesh që pacientët kur shkojnë tek mjeku nuk arrijnë të bëjnë pyetjet që duan.

    Janë disa hapa ndihmës që do mund t’i ndiqni gjatë vizitës suaj tek mjeku.

    Bëni një listë

    Njësoj si lista që përgatisim për të kujtuar të gjitha ushqimet që na duhen, ashtu duhet të veproni dhe për vizitën tek mjekut.

    Sigurohuni që të përfshini çdo shqetësim që keni pasur, sikur dhe një dhimbje koke që ju është dukur jo e zakonshme.

    Mjeku është aty për pyetjet tuaja

    Shpesh herë pacientët ndihen në siklet për të pyetur rreth një çështje që nuk kuptojnë mirë.

    Mund të jetë në lidhje me ndonjë problem shëndetësor apo dhe e mënyrën se si të përdorni medikamentet.

    Diskutoni rreth analizave

    Na ka ndodhur që të gjithëve që kemi bërë analiza të ndryshme, dhe vetëm e kemi dorëzuar tek mjeku ynë pa kuptuar se çfarë ato thonë.

    Këshilloheni që të diskutoni me mjekun rreth rezultateve të analizave.
    Më e rëndësishmja është që të jeni të qartë se çfarë ato nënkuptojnë për shëndetin tuaj.

    Analizat sipas moshës

    Një foshnje e porsalindur dhe një i rritur nuk kanë të njëjtat nevoja shëndetësore.

    Duhet të kuptoni që me kalimin e viteve nuk mund të kryeni të njëjtat analiza apo kontrolle si ato që keni bërë kur keni qenë të rinj.

    Mbani një ditar shëndeti
    Mos mendoni se mjeku juaj do të jetë i aftë të mbaj mend të gjitha rastet mjekësore që ai konsulton.

    Mbajtja e shënimeve rreth rezultateve të analizave, përfundimeve të konsultave mjekësore apo qoftë dhe alergjive, ndihmon më së shumti punën e mjekut.

    Por një rutinë e tillë, ju ndihmon dhe që të jeni të vetëdijshëm për problemet shëndetësore që mund të keni apo mund të jeni të rrezikuar./AgroWeb

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lifestyle20 Maj 2024
    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan...
    Lifestyle20 Maj 2024
    Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër Hëna do të jetë ende në opozitë deri në mbrëmje, por orët në vijim qielli...
    Lifestyle16 Maj 2024
    Nëse e keni vënë re se duart ose këmbët tuaja kruhen këtë periudhë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz zhvillojnë flluska...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.