×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse Turqia e ka përballuar kaq mirë COVID-19?

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Turqia ka deklaruar se ka ritmet më të ulëta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë.

    Sipas statistikave, Turqia rezulton më mirë se shumë vende të pasura evropiane.

    Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, mjekët paralajmërojnë se vetëkënaqësia është e rrezikshme:

    Kreu i Spitalit Sultangazi Haseki të Stambollit, Dr. Sonmez, bën vizitat e përditshme.

    Spitali që ai drejton ka qenë që në fillim në vijën e frontit kundër COVID-19, duke shtruar pacientin e parë me këtë sëmundje.

    Pas trajtimit të 20 mijë pacientëve, Dr.Mehmet Sonmez, thotë se strategjia e reagimit agresive ndaj sëmundjes ishte çelësi i suksesit të Turqisë që thotë se ka ndër ritmet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë:

    “Në trajtimin e pacientit ka shumë rëndësi që sëmundja të menaxhohet para se i sëmuri të kenë nevojë për kujdes intensiv. Kjo arrihet me masa të hershme dhe cilësore. Nëse pacienti ka nevojë për kujdes intensiv, rriten ritmet e vdekshmërisë”.

    Me rënien e numrit të të shtruarve me COVID, personeli mjekësor shprehet disi i çliruar:

    “Ne jemi fitimtarët në këtë betejë, të paktën në këto momente. Tani jemi në gjendje shumë më të mirë pasi kanë rënë rastet. Kjo na ka rritur motivimin, por ka rënë edhe lodhja dhe intensiteti”, thotë kryeinfermierja Merve Altinkaya.

    Sultangazi është një ndër spitalet e reja shtetërore të ndërtuara në kuadër të investimeve masive të qeverisë në shëndetësi.

    Po ashtu ka pasur zgjerim edhe të shërbimeve private spitalore në Stamboll. Prandaj kur epidemia goditi këtë qytet, sistemi nuk u stresua.

    Po ashtu mjekëve iu dha liria e veprimit në reagimin me pacientët.

    Ekspertët përmendin edhe faktin që Turqia ka një popullatë mesatarisht të re, si faktor për ritmet e ulëta të vdekshmërisë, pasi të rinjtë janë në përgjithësi më rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje.

    Krahasuar me vende perëndimore, një përqindje më e vogël e turqve në moshë të madhe jetojnë në qendra për të moshuarit.

    Por vetëkënaqësia është armiku i ri. Tani që qeveria ka lehtësuar masat e izolimit fizik dhe po shtohen ritmet e testimit, ritmet e përhapjes së infeksionit rezultojnë dy herë më të larta.

    “Sidomos në stinën e verës, njerëzit janë pak më të lirshëm, prandaj sëmundja bëhet edhe më e rrezikshme. Deri kur të zhvillohet vaksina, virusi do të jetë sfidë e pranishme në jetët tona. E kemi vetë në dorë, ne si shoqëri, për të mos e lejuar që ky moment optimizmi të kthehet në pesimizëm,” thotë Dr. Sonmez.

    Specialisti dhe personeli i tij janë të vetëdijshëm se mund të kenë fituar betejën e fundit, por lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025,...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.