×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nëse Vjosa kërkon nga unë, do ta udhëzoj si të ketë qasje në votim, Kryesia s’ka kompetencë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Vjosa Osmani, sot i ka dërguar zyrtarisht një letër Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo detaj i procesit të votimit të datës 20 qershor që rezultoi me shkarkimin e saj nga pozita e Nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

    Megjithatë një shërbim të tillë për Osmanin nuk mund ta kryej Kryesia e LDK’së, meqë nuk ka kompetenca.

    Kështu ka thënë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

    Ai potencon se një letër e tillë nuk është dërguar në adresë të Kryetarit të partisë dhe se Kryesia e LDK’së nuk është adresa që mund t’i bëjë zgjidhje Vjosa Osmanit për kërkesën e paraqitur.

    “Një kërkesë të tillë, Vjosa Osmani nuk e ka adresuar te unë, si Kryetar i LDK-së. Sipas Statutit të LDK-së, Kryetari i LDK-së i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë dhe të nënkryetarëve të LDK-së, poashtu edhe shkarkimin e tyre. Prandaj adresa nuk është Kryesia. Sepse, nuk ka te beje kjo me Kryesinë dhe fushëveprimin e saj”, ka thënë Mustafa.

    Kryetari Mustafa thotë se Osmani një kërkesë të tillë duhet t’ia dërgojë atij dhe nëse ndodh një gjë e tillë më pas do të marrë udhëzimet e duhura sesi mund të ketë qasje në rezultatin e votimit.

    “Nëse kërkon nga Kryetari, do ta udhëzoj sesi mund të ketë qasje në rezultatet e votimit”, ka theksuar tutje Mustafa për Express.

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së më 20 qershor të këtij viti më 70 vota për, 16 kundër dhe 9 abstenime ka vendosur për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK’së.

    “Sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”, thuhej në njoftimin zyrtar të LDK”së.

    Një kërkesë e tillë e kryetarit të LDK’së për shkarkimin e Osmanit drejtuar Këshillit të Përgjithshëm ka ardhur pas kundërshtimeve të njëpasnjëshme të kryekuvendares ndaj vendimeve dhe qëndrimeve të LDK’së.

    Osmani nuk ka përkrahur mocionin e LDK’së për rrëzimin e Kurtit, ka dërguar koment në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilit kishte kërkuar që dekreti i Thaçit për Hotin të shpallet anti-kushtetues dhe gjithashtu nuk ka marrë fare pjesë në ditën kur është votuar qeveria Hoti

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë dalë me një njoftim për takimin që kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka pasur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.