×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja kërkon rinisje të shpejtë të dialogut, Franca dhe Gjermania të gatshme për Samit

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Për herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel. Ajo ka shprehur nevojën e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut mes këtyre dy shteteve.

    Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia. Kanë qenë “diskutime të mira”, është shprehur Von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, transmeton dw.

    Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni ‘nevojën e rifillimit të dialogut’, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj. Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë akuzoi

    Ndërkohë Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti.

    “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në ‘Twitter’.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se vazhdon të sigurojë stabilitet energjetik për vendin. Në njoftim thuhet se, gjatë...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Ai është Mehmet Kelmendi, i...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të kryejë goditje të drejtpërdrejta në territorin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Latifi ka bërë të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, pronari i Sharr Travel, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez, është pyetur për raportin e Kosovës me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.