×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohen nëntë punëtorë të KEK-ut të infektuar me COVID-19, mbesin katër raste aktive

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Gjithësej 13 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Koorporatën Energjetike të Kosovës.

    Me anë të një komunikate për media nga KEK, është bërë e ditur se nëntë prej tyre tashmë veç janë shëruar.

    Ndërkaq, katër të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Njoftimi i plotë nga KEK:

    Në Korporatën Energjetike të Kosovës në fillim të këtij muaji kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nëntë (9) kolegë tanë. Si rrjedhojë, vetë KE (u.d.) Luigj Imeri, në vazhdimësi i ka kontaktuar të gjithë kolegët për të mësuar gjendjen e tyre dhe të familjeve. Pas bashkëbisedimit të sotëm, z. Imeri ka marrë lajme jashtëzakonisht të mira, pra fatmirësisht të gjithë nëntë (9) kolegët tanë janë shëruar. Në anën tjetër katër (4) kolegët tanë që kanë rezultuar pozitivë në javën e fundit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Gjendja e përgjithshme si pasojë e pandemisë COVID-19 në KEK.

    Na lejoni të ju njoftojmë se nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK kemi pasur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nëntë (9)  janë shëruar.

    Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre  e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe  janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus.

    Në këtë drejtim, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 4 kolegët tanë që janë akoma aktiv me këtë virus duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile.

    Për më tepër, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.

    Në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës.

    Në fund, menaxhmenti i KEK-ut, bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme mbrojtëse. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.