×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tahiri: LDK-ja po punon me projekte të PDK-së, kësaj Qeverie nuk duhet t`i lihen në dorë miliona euro

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria “Hoti”, është duke punuar me projekte të PDK-së, raporton Front Online.

    “Është interesant me e pa LDK-në sot duke kërkuar ndihmë për qytetarët në kohë pandemie me projekte të cilat i la të gatshme PDK-ja, ose ish-ministri i Financave nga PDK-ja, Bedri Hamza. Këtu e shohim paaftësinë e kësaj Qeverie, se çfarë agjende dhe çfarë prioritetesh ka për të adresuar sfidat të cilat i presin qytetarët tonë dhe padyshim që më së shumti bizneset që janë duke pësuar nga kjo pandemi”, ka thënë Tahiri.

    Sipas tij këto marrëveshje ndërkombëtare nuk duhet që të votohen sot në Kuvend.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto marrëveshje sot të mos votohen, sepse nuk duhet të lënë qasje në këto qindra miliona euro kësaj Qeverie të papërgjegjshme”, ka thënë tutje ai. /Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/?v=314968459669576&notif_id=1592833521189841&notif_t=live_video_explicit

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar zëvendësministrin e Lituanisë, Zhilvinas...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, përgjegjësi e së cilës është ofrimi i shërbimeve të...
    Lajme08 Maj 2024
    Me të filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka...
    Të tjera
    Opinione08 Maj 2024
    Nga: Catherine De Vries dhe Isabell Hoffmann / The Guardian (titulli origjinal: Ursula von der Leyen tani është një emër i njohur...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka folur pasi ka hedhur votën në fshatin Forinë të Gostivarit, për zgjedhjet presidenciale dhe...
    Vip08 Maj 2024
    Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është përfolur se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim....
    Sport08 Maj 2024
    Tash e disa muaj, Sandro Tonali është larg futbollit, sepse është suspenduar për disa muaj për shkak të basteve të vëna në...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott. Me të, kanë diskutuar për thellimin e...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.