×
  • Lajme
  • Lajme

    Smajl Latifi: 20 raste aktive me COVID-19 në Rahovec, ndër ta një zyrtar i komunës me komplikime shëndetësore

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se një zyrtar i kësaj komune është i prekur me virusin COVID-19, i cili ka komplikime serioze shëndetësore.

    Latifi tregoi se zyrtari aktualisht është me oksigjeno-terapi në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Sipas tij, në Komunën e Rahovecit aktualisht 20 persona janë aktiv të infektuar me virusin COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve nga fillimi i pandemisë, është 58.

    “Aktualisht kemi 20 raste aktive me COVID-19. Kemi pesë qytetarët të cilët kanë ndërruar jetë me ketë virus, por nuk është shkaku i vdekjes virusi, por sëmundjet tjera. Kemi 33 raste të shëruara. Nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot kemi 58 raste që kanë qenë me COVID-19, ku 20 aktualisht i kemi aktiv. Nga pikëpamja e profesionistëve shëndetësor, duket që është shqetësuese. Përveç një qytetari i cili është zyrtar i kësaj komune i cili ka komplikime serioze dhe është i shtruar në dhomën intensive, me oksigjen në Klinikën Infektive, të gjithë të tjerët kanë gjendje stabile. Zyrtari i kësaj komune është traume dhe në oksigjen”, ka thënë Latifi.

    Kryetari i kësaj komune, po ashtu tha se rritja e numrit të rasteve vjen si pasojë e lirimit të masave.

    “Vështirë është të themi që pas zbutjes së plotë të masave dhe pas një mbyllje prej 2 muaj e gjysmë, qytetarët tanë kanë lëvizur më lirshëm dhe kjo mund të themi që është arsyeja që është rritur numri i rasteve. Shpresojmë që do ta kalojmë këtë pandemi, e posaçërisht zyrtari komunal që është i shtrirë në Klinikën Infektive ta përballoj dhe të kthehet sa më shpejt”, tha ai.

    Ndërkaq, ai shtoi se gjendja momentale në Komunën e Rahovecit është e menaxhueshme.

    “I kemi marr masat që ta mirëmbajmë gjendjen dhe të mos lejojmë përhapjen e virusit në komunën tonë. Edhe manuali për luftimin e COVID-it si dhe rekomandimet e IKSHPK-së, po zbatohen më mirë”, tha ndër të tjera kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. /RTV Dukagjini

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.