×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri apelon qytetarët që t’i përmbahen rregullave kundër përhapjes së Covid-19

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pas takimi që ka mbajtur sot me Komitetin emergjent për parandalim të virusit Covid-19, ka ngritur në shkallën e dytë gjendjen e gatishmërisë dhe intervenimit të emergjencave, për shkak të rritjes së rasteve pozitive ku vetëm me datën 21 qershor janë konfirmuar 20 raste të reja.

    “Dje ishte e diela e zezë, ku kemi marrë rezultatet e 20 personave të cilët kanë dalë pozitivë nga testimi me Covid-19, prej mostrave të marra me 18 qershor. Infektimi është përmes kontaktit me persona që paraprakisht kanë dalë pozitivë dhe gjithashtu kemi identifikuar edhe kontaktet e tyre të fundit. Rezultatet e mostrave të marra me datën 19 dhe 20 qershor pritet të merren ditën e sotme, eventualisht nesër. Bëhet fjalë edhe për 111 mostra të marra, që pasqyrojnë kontaktet e të infektuarve të fundit në Komunën e Gjilanit”, ka njoftuar kryetari Lutfi Haziri.

    Siç njofton kumtesa, Haziri në paraqitjen para mediave ka thënë se burimi i infeksionit është kryesisht nga shtetet kufitare me Gjilanin.

    “Rikthimi u virusit në Gjilan ka ardhur nga kontakti i një qytetari që ka pasur kontakt me motrën e tij në Bujanoc. Kontakti i dytë është i punëtorit të shtetit që është infektuar në vendkalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, nga kolegu i tij polic dhe burimi është Kumanova. Burimi i tretë i infeksionit janë kontaktet e qytetarëve tonë që punojnë në Prishtinë, nga një bankë komerciale, nga një kompani private dhe kontaktet tjera janë nga institucionet publike”, ka potencuar ai.

    Ai ka apeluar që mundësia e vetme e parandalimit të virusit Covid-19 është përdorimi i masave mbrojtëse, maskave, dorezave, mbajtje të distancës etj., në të gjitha institucionet publike, sektorin e biznesit, institucionet shërbyese qofshin ato publike apo private dhe përkushtimi më i madh në higjienë.

    Në rast që ka rritje të numrit edhe më tutje, kryetari Haziri ka thënë se ‘rrezikojmë që të fusim në karantinë fshatrat, lagjet, vendbanimet apo edhe qytetin në përgjithësi si masë mbrojtëse, prandaj luten të gjithë qytetarët, kudo që gjendjen në shtëpi, familje apo punë që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të përdorin masat mbrojtëse që të kemi sa më pak raste’.

    Përndryshe, deri më tani në Komunën e Gjilanit janë bërë 1314 teste të realizuara për 101 ditë, që kanë rezultuar 139 raste me test pozitivë, prej të cilëve 71 janë shëruar plotësisht dhe iu kanë kthyer jetës normalisht, 66 raste janë aktive me infeksion, prej tyre 65 janë në vetizolim dhe një rast është në klinikën infektive në Prishtinë, dhe fatkeqësisht për këtë periudhë kohore kemi dy raste të vdekjeve, për shkak edhe problemeve sekondare.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po...
    Lajme19 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...
    Të tjera
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në fokus...
    Lajme19 Maj 2024
    Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve thotë “Front Online” se me mungesë të fuqisë punëtore po përballet sektori i gastronomisë. Vranica thekson...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.