×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli uron shqiptarët e Luginës për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    “Respekti im më i lartë është edhe për mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj për punën e madhe të bërë dhe rolin vendimtar për unifikimin e spektrit politik në Luginën e Preshevës”.

    Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka uruar shqiptarët në Luginën e Preshevës për sigurimin e një fitore historike në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

    Sipas tij, kjo ka treguar se uniteti i liderëve politikë është thelbësor për të siguruar përfaqësimin e duhur të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

    “Respekti im më i lartë është edhe për mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj për punën e madhe të bërë dhe rolin vendimtar për unifikimin e spektrit politik në Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova duhet të qëndrojnë me bashkatdhetarët tanë dhe t’i mbështesin ata pa kufij”.

    “Zgjedhjet në Serbi kanë treguar që një autokratizëm u forcua atje, kështu që kurrë më parë, të qenit i bashkuar dhe të veprosh si një zë i vetëm është me rëndësi strategjike për shqiptarët në Luginën e Preshevës për të adresuar sfidat me të cilat përballen. Urime dhe do të keni gjithmonë mbështetjen tonë”.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE). “Kurti e bën...
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Mori vëmendje të madhe një promo e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Një takim mes ish çiftit pas dy vitesh....
    Lajme06 Maj 2024
    Për atentantin ndaj Marko Jablanoviqit në Leposaviq, zëvendësministri për Kthim, Radoica Radomiroviq, gishtin e drejton kah Beogradi, por edhe ka Listën Serbe...
    Lajme06 Maj 2024
    Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të 2024-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Pavarësisht fushatave politike nga ana e Serbisë, e vendeve të tjera për të pamundësuar miratimin e rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë...
    Lajme06 Maj 2024
    Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.