×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova ka teste për COVID-19, testet e Serbisë nuk janë përdorur

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion sasi të konsiderueshme të testeve për Covid-19, të mbetura nga furnizimet e mëhershme bazuar në kontratat e Ministrisë e Shëndetësisë, por edhe nga donacionet që i kanë pranuar së fundi.

     Ka thënë kështu për Front Online, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

    8 shkurti i këtij viti, sipas Hotit shënon fillimin e testimit të personave për Covid-19 në Kosovë.

    Hoti për Front Online, deklaroi se deri më tash Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka pranuar 7900 teste (1000 IKSHPK dhe 6900 MSh)  nga kontrata paraprake  e MSH pas fillimit të pandemisë; 10 000 -13 000 janë kontraktuar nga kontrata e dytë kornizë e MSh-së së, 1000 teste janë pranuar donacion nga Turqia, një sasi e konsiderueshme nga KFOR-i dhe 8000 teste të tjera janë pranuar nga UNDP-ja.

    “Gjithashtu, 12 000 kite për testime për Covid-19 janë pranuar së fundi donacion  nga kompanitë Ecolog, Eurokoha dhe AWR Abbruch. IKSHP ka pasur në dispozicion para fillimit të pandemisë edhe një numër testesh”, pohoi Hoti më tutje për Front Online.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se edhe në ditët në vazhdim pritet furnizimi me sasi tjera të testeve për coronavirus.

    “Në proces të ardhjes janë edhe sasi të konsiderueshme të testeve nga donatorët të ndryshëm të cilat do të jenë në dispozicion të rritjes së numrit të testimeve siç është duke ndodhur ditëve të fundit”, tha ai.

    Në anën tjetër, testet e pranuara nga Serbia sipas Hotit, nuk janë përdorur.

    Fillimi i pandemisë Covid-19 Kosovën e ka gjetur me probleme, bëri të ditur për Front Online zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.

    Sipas tij, mungesa e mjeteve mbrojtëse profesionale në treg, kërkesa e tyre si dhe rritja e çmimeve nga prodhuesit e tyre, ishin ndër problemet kryesore që e kanë karakterizuar periudhën e fillimit të përhapjes së coronavirusit në Kosovë.

    Hoti tha se aktualisht vendi nuk ka probleme rreth sigurimit të buxhetit për menaxhim të pandemisë.

    “Problemet kanë qenë të shprehura më shumë në fillim të pandemisë me mungesën e mjeteve mbrojtëse profesionale në treg për shkak të kërkesave të mëdha nga të gjitha shtetet, e më vonë edhe me ngritjen e çmimeve nga prodhuesit dhe importuesit e mjeteve mbrojtëse por edhe produkteve e pajisjeve të tjera farmaceutike që kanë shërbyer për Covid-19, si në Kosovë si në vende të tjera”, tha në fund për Front Online, Faik Hoti.

    / Front Online/

     

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    vShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Oda e Mjekëve të Kosovës ka prezantuar “Analizën gjithëpërfshirëse të ‘djegies profesionale’ (burnout) të mjekëve në Kosovë”, me ç’rast kanë shprehur shqetësimet...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Të tjera
    Vip16 Tetor 2024
    Heidi dhe Romeo, kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat...
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë. Krejt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka ironizuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që sot po mungojnë në seancën ku është duke u debatuar...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila me sukses ka përfunduar ngjitjen...
    Lajme16 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka reaguar për vdekjen e gjeneralit dhe komandantit të parë të KFOR-it, Mike Jackson, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.