×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: Shkarkimi i Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ju ka kërkuar sot anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie që të votohet shkarkimi i Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

    I kontaktuar nga Front Online, deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se një propozim i tillë i kryetarit të kësaj partie, do t’i kthehet “bumerang” këtij të fundit si dhe anëtarëve të cilët do ta votojnë atë.

    “Ky diferencim që ka filluar sot, do t’i kthehet bumerang dikujt, dhe ky diferencim ka për të ndodhur vetëm për iniciatorët e këtij diferencimi. Do të ndodh kur votuesi i LDK-së do ta diferencon Isa Mustafën dhe gjithë përkrahësit e tij”, ka pohuar Avdyli për Front Online.

    Avdyli i cili ka votuar kundër kësaj kërkese, deklaroi se një propozim i tillë është i ngjashëm me sistemet e kaluara.

    Ai e ka quajtur lajm të rëndë për Kosovën një kërkesë të tillë të Isa Mustafës.

    “Ky diferencim që nuk i përngjanë demokracisë por sistemeve të kaluara, është një lajm i rëndë për demokracinë jo vetëm në LDK por edhe në Kosovë”, tha Avdyli për Front Online.

    Sipas tij, politikanët që gëzojnë besimin e qytetarëve nuk mund t’i diferencojë askush.

    “Njerëzit të cilët e kanë besimin e qytetarëve nuk mund t’i diferencon askush, por, i diferencon vetëm vota e qytetarëve. Ndërsa, ky diferencim që ka filluar sot do t’i kthehet bumerang dikujt, dhe ky diferencim ka për të ndodhur vetëm për ata iniciatorët e këtij diferencimi. Do të ndodh kur votuesi i LDK-së do t’a diferencon Isa Mustafën dhe gjithë përkrahësit e tij”, përfundoi Avdyli.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e tanishëm të Vjosa Osmanit. /FrontOnline/

    Isa Mustafa i hakmerret Vjosa Osmanit, propozon largimin nga pozita e nënkryetares së LDK-së (Dokument)

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.