×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Mosrespektimi i distancës mund të jetë strategji e VV-së për të akuzuar qeverinë si përgjegjëse për shtim të rasteve me Covid 19

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas tubimit të sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai ka shkruar në “Facebook”, se jeta dhe shëndeti i liderit dhe funksionarëve të VV-së vlejnë më shumë se jeta e qytetarëve të tjerë, qofshin ata edhe militantë të VV-së!

    Sherifi thekson tutje se nuk mund të përjashtohet mundësia që mosrespektimi i distancës ka qenë strategji e qëllimshme për të akuzuar qeverinë e re si përgjegjëse për rritjen eventuale të numrit të njerëzve të infektuar nga COVID-19.

    Postim i plotë i Sherifit:

    Matja e dyfishtë me kut të dyfishtë nga ana e VV-së në rastin e pandemisë! E drejta për manifestim është e drejtë e patjetërsueshme në sistemet politike demokratike. Mirëpo, përpara rrezikut që i kanoset njerëzimit nga virusi COVID-19, të gjitha shoqëritë e demokracive perëndimore kanë ndërmarrë masat e nevojshme që të shmangin mundësinë e përhapjes së virusit. Me sugjerim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “distanca fizike” prej 2 metra u pa si mjet i domosdoshëm për të zvogëluar gjasat e infektimit me këtë virus.

    Gjatë periudhës kur ishin në pushtet, qoftë edhe si “Qeveri në Detyrë”, Albin Kurti dhe udhëheqësit e tjerë të VV-së aplikuan rekomandimet e OBSH-së, madje edhe në rastet kur militantët e tyre duhej të protestonin duke shënjuar në rrugë shenjat e distancës së nevojshme ndërmjet protestuesve. Por, nga momenti kur nuk janë në pushtet, VV-ja ndryshoi logjikën e matjes: protestat dolën në rend të parë në krahasim me mbrojtjen e popullsisë nga COVID-19!

    Mirëpo, përveç kësaj matjeje me kut të dyfishtë, VV-ja aplikoi edhe një kut të dyfishtë për vlerën e jetës së njeriut! Sipas kësaj logjike të dytë të dyfishtë, jeta dhe shëndeti i liderit dhe funksionarëve të VV-së vlejn më shumë se jeta e qytetarëve të tjerë, qofshin ata edhe militantë të VV-së. Kjo dëshmohet me masat që u zbatuan për të siguruar distancën e domosdoshme të njerëzve që janë në krye të VV-së, në krahasim me popullin protestues!

    Duke parë këtë logjikë djallëzore, nuk mund të përjashtohet mundësia që mosrespektimi i distancës ka qenë strategji e qëllimshme për të akuzuar qeverinë e re si përgjegjëse për rritjen eventuale të numrit të njerëzve të infektuar nga COVID-19!

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.