
Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të marrë vendim për faljen e të gjithë qytetarëve që u dënuan për mos respektim të rregullave gjatë pandemisë, raporton Gazeta Express.
Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se duhet të falen ata që janë dënuar e arrestuar, pasi që vendimet e ish’qeverisë Kurti ishin anti kushtetuese.
“Të falen të gjithë qytetarët që u nëshkuan duke u dënuar dhe arrestuar për shkak të vendimeve që ishin anti ligjore, anti kushtetuese, e që Kushtetuesja tha se ishin vendime anti Kushtetuese. Qeveria Hoti të merr vendim për t’i falur të gjithë qytetarët që janë dënuar. Avokati i Popullit ka kërkuar dëmshpërblim, më e pakta që duhet të ndodhë është falja e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ajo.