×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Durrësi u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, sizmiologët: Nuk duhet të ndërtohen objekte të larta

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta. Është ky konkluzioni i një studimi të Institutit të Gjeofizikës dhe Sizmiologjisë në Selanik së bashku me atë të Institutit të Gjeoshkencës në Tiranë.

    Kreu i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se gjetjet dolën pas tërmetit të 26 Nëntorit.

    “Kemi bërë një mikrozonim për qytetin e Durrësit, meqenëse është qyteti më i madh i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, që është përfunduar dhe ka rezultuar që periodat e studiuara të truallit mbështesin idenë që në Durrës nuk duhet të ngrihen objekte të larta. Pothuajse një pjesë e mirë e Durrësit. Kjo shërben shumë për atë fushë që kemi përpara për rindërtimin e Durrësit, por nuk e dimë se sa autoritetet do e marrin në konsideratë”, thotë Koçi për Klan.

    Për sa i përket tërmeteve të regjistruara dy ditët e fundit, specialisti i sizmiologjisë thotë se ato janë pasgoditje të tërmetit të 26 Nëntorit.

    “Këto tërmete janë në zonën që ka qenë aktive që në 26 Nëntor, janë tërmete që janë në atë vazhdën e asaj periudhe që ne e kemi quajtur post-tërmeti, të cilat herë pas here kanë njëfarë rritje, fashiten, qëndrojnë, riaktivizohen”.

    Stacionet e vendosura nga ekspertët gjermanë tregojnë se në zonën e Durrësit ka një aktivitet të shtuar sizmik. Por kreu i Departamentit të Sizmiologjisë thotë se të gjitha gjetjet nga 30 stacionet portabël të vendosur në Shqipëri pritet të dalin në fund të muajit Qershor.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.