×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania do heqë karantinën/ Vendimi pritet të merret në fund të muajit qershor

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Qeveria britanike pritet te heq ne fund te këtij muaji, politikën e saj te debatueshme te karantiminit për 14 ditë te te gjithë pasagjerëve qe hyjnë ne Britani.

    Kjo masë fillojë te aplikohet këtë të hënë, ndërkohë qe ajo ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime te mëdha nga industria e aviacionit dhe ajo e turizmit. Ne vend te saj, sipas shtypit mendohet se do te favorizohen te ashtuquajturat “ura ajrore” me vendet me rrezikshmëri te ulët nga koronavirusi.

    E cilësuara qe ne krye te herës si një politikë e pakuptimte, e pazbatueshme, madje çmenduri nga përfaqësuesit e biznesit, industrisë se aviacionit dhe turizmit, politika e qeverisë se Boris Johnson qe do karantinonte çdo udhëtar qe do hynte ne Britani për 14 ditë, duket se i ka javët e numëruara. Media britanike njofton se boset e kompanive te udhëtimit janë siguruar se këto plane do ndryshohen brenda javësh, ndërkohë qe janë nisur dy procese gjyqësore prej tyre kundër qeverise britanike.

    Forin Ofisi mendohet se do ndryshojë madje edhe këshillimin e saj zyrtar për te gjitha udhëtimet jo esenciale ne mbarë botën dhe kjo mund te ndodh ne fund te qershorit, kohë që koincidon edhe me afatin tre javor te rishqyrtimit te kësaj politike mjaft te debatueshme. Kjo ndodh ne kohën kur The Times e Londrës njofton se linja ajrore low-cost Ryanair ka njoftuar se prenotimet për udhëtimet ne vendet e Mesdheut janë dyfishuar e krahasuar me një javë me parë. Procese gjyqësore kundër qeverisë se Boris Johson kanë inicuar edhe British Airways, Easyjet, kompani ajrore qe fluturojnë ne Shqipëri. Ndërkohë ka paqartësi jo te vogël ne radhët e komunitetit shqiptar në Britani për marrëveshje te ngjashme mes Britanisë dhe Shqipërisë, si vend jashtë BE-së, për periudhën pas korrikut kur shumica e tyre përgjithësisht udhëtojnë drejt vendlindjes me familjet për pushimet verore, edhe pse Shqipëria është ndër vendet me risk mjaft te ulët.

    Sakaq, ne një zhvillim tjetër, qeveri e kryeministrit Boris Johnson sipas një sondazhi më te fundit te Yougov, ka aprovimin më te keq në botë për mënyrën sesa ka menaxhuar koronavirusin, maje me keq se presidenti Tramp. 56 përqind e britanikëve thonë se Johnson e ka menaxhuar keq krizën e pandemisë me një notë prej minus 15, nga minus 6 qe ishte një jave me pare. Britania renditet më keq se Meksika dhe poshtë notës minus 12 për administratën e Trampit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.