×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ahmeti: Një person e përhapi Coronavirusin në Prishtinë, janë testuar edhe 100 mostra

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Mbrëmë në Komunën e Prishtinës janë identifikuar 10 raste të reja me Coronavirus, raporton Front Online.

    Lidhur me këtë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mbajtur një konferencë për media.

    Ai tha se Prishtina tanimë i ka 31 raste aktive me Coronavirus.

    “Pas shumë kërkesave të gazetarëve e kemi thirr këtë konferencë në Prishtina. I kemi 106 raste prej fillimit të pandemisë, tani janë 31 raste aktive, pra 31 raste me Coronavirus. 10 prej tyre pritet që të shërohen”, ka njoftuar Ahmeti.

    E të gjitha këto raste, sipas Ahmetit, kanë ardhur pas lehtësimit të masave dhe pas Festës së Fitër Bajramit.

    “Kur e ka marrë vendimin MSH që të filloj faza e tretë kemi pritur që të ketë rritje të numrave të rasteve por ideja është që ketë ta kemi në kontroll, që mos të kthemi prapa në masat e marra nga MSh. Tash po i shohim pasojat e Fitër Bajramit dhe të rihapjes”, ka thënë tutje ai.

    Duke folur për 10 rastet e fundit me Coronavirus, në Prishtinë, Ahmeti ka thënë që kanë ardhur nga një person i vetëm, raporton Front Online.

    “Të gjitha këto janë nga një person i cili ka pasur shumë kontakte ku ka punuar me një organizatë. Dy fëmijëve të tij ne dy çerdhe në Prishtinë dhe ne për kujdes si kemi mbyllur dhe dezinfektimi. Nesër do t`i bëjmë kontrollet e atyre fëmijëve se a janë edhe ata bartës të virusit. Jemi duke punuar se ku janë kontakte e tyre sot i kemi testuar mbi 100 persona, një çerdhe e kemi mbyllë çerdhen “Xixellonjat” pasi që burri i një edukatore ka rezultuar pozitiv”, ka thënë tutje ai.

    Ahmeti poashtu theksoi se rregullat e vendosura nga IKSHPK-ja nuk janë duke u respektuar as nga gastronomia.

    “Nuk kemi vend për panik e as për tu kthyer në masat e mëhershme, pra deri më tani nuk mendojmë se ka hapësirë për masat tjera, një gjë që duhet ta themi është fakti se rregullat nga IKShPK-ja nuk janë duke u respektuar as nga gastronomia, rekomandimi është se nëse keni kontakt është mirë të izoloheni dhe mos të keni raste tjera”, ka thënë ndër të tjera i pari i Prishtinës. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.