×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tahiri: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, Veseli do të jetë Kryeministër

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë që pas 12 muajve do të mbahen zgjedhjet e reja në vend. Për Abelard Tahirin nga kjo parti, fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK-ja. Madje ai në një intervistë për Front Online, deklaroi se Kadri Veseli do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

    “Jam i bindur që do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, që në zgjedhjet e ardhshme, e që besojmë që do të mbahen shumë shpejtë, do ta nxjerrin PDK-në, parti fituese dhe do të jetë Z.Veseli ai që pas kësaj Qeverie do ta drejtojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, me një agjendë zhvillimore, me një agjendë ku kërkesa e qytetarëve dhe nevojat tona përputhen shumë me agjendën e Z.Veseli”, ka thënë ai për Front Online.

    Tahiri poashtu përjashtoi çdo mundësi për koalicion parazgjedhor të PDK-së, në zgjedhjet e ardhshme.

    Tahiri: Sveçla në Dhomën e Përgjimeve dhe Abazi në Kopaonik, Thaçi u informua nga institucionet e sigurisë

    “Ne në zgjedhje normaliasht që do të shkojmë të vetëm, siç kemi shkuar edhe në zgjedhjet e kaluara, pra në zgjedhjet e 6 tetorit. E përjashtojë çfarëdo bashkëpunimi parazgjedhor, sepse nuk mund të ketë, mirëpo pas zgjedhjeve do të shohim. Fillimisht është  e rëndësishme që PDK-ja, t`i fitojë këto zgjedhje, pastaj do të përcaktohet për aleantin e vet për qeverisje katërvjeçare”, ka thënë Tahiri.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.