×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: E dhamë mesazhin, një ditë pasi qeveria e re hyri në zyre miratoi programin qeverisës

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për objektivat e qeverisë së re.

    Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është mesazh i mirë për qytetarët që një ditë pasi qeveria mori detyrën bëri miratimin e programit qeveritarë.

    “Sot miratuam programin e Qeverisë Hoti për 2020-2023. Një ditë pasi kryeministri Hoti dhe ministrat u futen në zyre miratuam programin qeverisës… Është mirë që kemi mbajtur sot mbledhjen e  qeverisë dhe kemi kaluar programin qeveritar dhe do të ishte shumë më mirë që këto vendime të kenë efekt të drejtëpërdrejt te qytetarët e Kosovës”.

    Ai ka thënë se shtylla kryesore e kësaj qeverie do të jetë rimëkëmbja ekonomike.

    “Mbi 1 miliardë euro janë të planifikuara të hyjnë në program brenda kësaj periudhe qeverisëse. Për këtë vit janë rezervuar 180 milionë euro që të futen në ekonomi drejtpërdrejt me të vetmen arsye që t’i përgjigjen situatës së post pandemisë”.

    Zëvendëskryeministri Tahiri thotë se do të ndihmohen korporatat dhe bizneset e vogla pasi sipas tij sektori privat zë vendin kryesor në ekonominë e Kosovës.

    Zyrtari i AAK-së thotë se kjo parti ishte përgatitur për të qëndruar gjatë në opozitë por sipas tij Vetëvendosje bëri gabime të mëdha në raport me partnerin qeverisës dhe gjërat ndryshuan.

    “Vetëvendosje bëri veprime tepër të papërgjegjshme në raport me LDK-në. Edhe LVV edhe ne tjerët duhet të marrim mësime nga gjithë kjo që ndodhi…Dialogu nuk është arsyeja pse erdhi kjo qeveria e re”.

    Tahiri megjithatë e shoh si pozitive kalimin e qetë të pushtetit nga Vetëvendosje te qeveria e re pavarësisht mosrespektimit të protokolleve të pranim-dorëzimit të detyrave.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.