×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kurtit i mbetet të reflektojë – sikur t’i pranonte këshillat e mia, sot do ishte në zyrën ku ka qenë

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë për shkarkimin e Albin Kurtit nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, dhe sipas tij këtu nuk patën rol Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Megjithatë në Opnion, Thaçi u shpreh se raportet që krijoi Kurti me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çuan në rrëzimin e Qeverisë.

    ” Zhvillimet që kanë ndodhur mes partnerëve të koalicionit fillimisht pothuajse të armiqësuara në skenën politike, përballë të gjithëve dhe askush me të. Ishin raportet edhe me Shqipërinë por edhe ato ndaj SHBA-ve”.

    ”Krijoi rrethanën vet që të shkarkohet vet nga 2/3-tat e deputetëve”.

    ”Moskomunikimi i sinqertë me Washingtonin, mosbesimi që ka treguar ndaj SHBA-ve dhe mosprezantimi i së vërtetës ndaj SHBA-ve në komunikimin që kisha me të dhe të vlerësohet se ”Shtëpia e Bardhë të jetë e kuqe apo e verdhë” janë gabime strategjike të një Kryeministri të Kosovës”.

    A pati rol SHBA në rrëzimin e Kurtit?

    ”Ky është një konspiracion dhe është paranojë kushdo që e prezenton. Kanë votuar deputetë të gjitha partive përjashtim prej njërës”.

    ”Unë nuk dua që bisedën ta personalizojë edhe sonte këtu me ish-kryeministrin. Nga ana ime nuk kam pasur ndonjë problematikë. Unë kur kam qenë lider politik e kam ballafaquar në beteja politike dhe i ka humbur të gjitha në mënyrë spektakolare”.

    Thaçi shtoi se i ka dhënë këshilla Kurtit në takimet që kishte me të, njofton Klan Kosova.

    ”Tash i mbetet atij të reflektojë. Në takimet që kisha me të jam munduar ta këshillojë. Sikur t’i merrte ato këshilla sot do ishte në zyren ku ka qenë [Zyrën e Kryeministrit]”.

    ”Kanë qenë takime normale, takime korrekte të dëgjimit me respekt nga ajo që kemi dëgjuar nga njëri-tjetri”.

    ”Nga ana ime është ofruar bashkëpunimi, ka pasur mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi”.

    ”Me pretendimet për të shtyr një agjendë që nuk kishte vlera të vullnetit qytetar as të vullnetit perëndimor mund të them që askush nuk e shkarkoi atë por e ka shkarkuar vetveten me gabimet e tij”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.