×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kush votoi pro, kush kundër dhe kush abstenoi për Qeverinë “Hoti”

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Sot është votuar Qeveria e re në krye me Kryeministrin, Avdullah Hoti, raporton Front Online.

    Votat që e bënë atë shef të ekzekutivit ishin më të përfolurat këtyre ditëve.

    Në momentin e votimit, prezentë në sallë ishin 86 deputetë, 61 votuan pro Qeverisë “Hoti”, 24 deputetë kundër dhe 1 abstenoi, raporton Front Online.

    Por, si u radhitën votat në bazë të Grupeve Parlamentare:

    GP-LDK, kishte prezentë 26 deputetë, aty munguan Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.

    Votën për Qeverinë “Hoti” e dhanë 25 deputetë dhe abstenoi deputeti i kësaj partie, Fatmir Rexhepi.

    Nga PDK-ja, në sallë ishin prezentë 24 deputetë, që të gjithë votuan kundër.

    Nga AAK-ja ishin prezentë 13 deputetë, për Qeverinë “Hoti” votuan 12 deputetë, derisa deputetja Donika Kadaj-Bujupi e lëshoi sallën në momentin e votimit.

    6 deputetë të Koalcionit Nisma-AKR, ishin prezentë në sallë dhe që të gjithë votuan pro formimit të Qeverisë.

    Ngjashëm vepruan edhe deputetët e Listës Serbe. Nga 10 deputetë sa ka kjo parti, 10 vota i shkuan Qeverisë “Hoti”.

    Nga minoritetet jo serbe në sallë ishin prezentë 8 deputetë të cilët votuan pro, me përjashtim të dy të cilët munguan në këtë seancë (Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi)./Front Online/

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.