
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar rastet e reja me coronavirus.
Nga 332 të testuar, të infektuar me COVID-19 kanë dalë vetëm 4 persona.
3 raste vijnë nga fshati Stanovc i Vushtrrisë, ndërsa një nga fshati Përlepnicë i Gjilanit.
Ndërkohë, sot janë shëruar 11 persona.
Në total deri tani në Kosovë janë shënuar 1,052 raste me koronavirus, nga të cilat 820 persona janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur.