×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra synon të rivendosë lëvizjen e lirë brenda zonës Shengen nga 6 korriku

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Qeveria e Zvicrës dëshiron të rivendosë lëvizjen e lirë të njerëzve me shtetet tjera anëtare të zonës Shengen nga 6 korriku, është thënë të mërkurën, në një hap tjetër drejt zbutjes së masave kufizuese pasi kanë vazhduar të ulen rastet me koronavirus, shkruan agjencia Reuters.

    Zvicra ka ri-konfirmuar planet me fqinjët Francën, Gjermaninë e Austrinë për të hequr kufizimet e udhëtimit në mes të këtyre katër shteteve nga 15 qershori, varësisht nga situata epidemiologjike.

    Por, ka njoftuar Italinë fqinje, një nga vendet që është goditur më së rëndi nga pandemia, se ndalimi i kontrolleve kufitare nga 3 qershori – një vendim i paralajmëruar nga Italia – është tepër herët. Është thënë se do të koordinojë hapat e mëtutjeshëm me Italinë dhe fqinjët tjerë në javët në vijim.

    Numri i rasteve me koronavirus në Zvicër ka rënë. Të mërkurën janë regjistruar vetëm 15 raste të reja, duke dërguar shifrën totale në 30.776. Nga virusi në Zvicër kanë vdekur 1649 persona.

    Qeveria e Zvicrës po ashtu ka njoftuar se do të lejojë ngjarjet publike dhe private me deri në 300 shikues nga 6 qershori.

    Ndërkohë Qeveria do të vendosë më 24 qershor për ngjarjet me 1000 persona. Ngjarjet e mëdha me më tepër se 1000 persona nuk do të jenë të mundura deri në fund të gushtit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.