
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në T7 duke folur për situatën politike në vend e ka quajtur kryeministrin në detyrë “qyqar”, shkruan Front Online.
“Shumë njerëz po flasin në emër të sovranit, por vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje për shkak të një qyqani që s’mund ta bëjë Qeverinë”, tha ai.
Kryetari i AAK-së ka thënë se një parti me 26% nuk mund të vendos për gjëra të tilla. Ai ka thënë se VV duhet t’i ketë 81 deputetë për ta çuar vendin në zgjedhje.
“Vendi nuk bën me shku në zgjedhje për shkak se Albin Kurti u tregu i huptë, e humbi shumicën. Jo zotni, ruaje shumicën tjetërherë. Ai duhet ta kuptojë që nuk është një parti me 26% që vendos për një gjë të tillë. Partia me 26% s’mund të marr vendime. Për gabimet e tij, a duhet të shkojë në zgjedhje unë”, theksoi ai.