
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pritet që pas pak të takohet me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton “Front Online”.
Në një postim në “Facebook” para këtij takimi, ai ka kërkuar hapjen e të gjitha bizneseve dhe të sektorëve të ekonomisë.
“Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë. Është koha për hapje te te gjitha bizneseve, jo me larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandemine, numri i menaxhueshem i rasteve te infektuara. numri i vogël i rasteve ne kujdes intensiv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e te gjitha bizneseve, sigurisht percjellur me masat mbrojtëse dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonominë dhe të fokusohemi ne rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar ai./Front Online/