×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Rasti i vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Gjilani duhet të hetohet deri në fund

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që rasti i vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, të hetohet deri në fund dhe përgjegjësia të adresohet tek ata që nuk i kanë marrë veprimet e duhura për mbrojtjen e jetës së të ndjerit.

    Për këtë rast ka munguar ndjeshmëria e atyre që kanë pasur përgjegjësi për karantinim, pasi nuk ka pasur rast që ndonjëri të japë dorëheqje, si akt moral, deri në përfundim të hetimeve por se të gjithë i kanë ikur përgjegjësisë, thotë KDMLNJ në një komunikatë për media.

    KMDLNJ gjithashtu kërkon hetimin e të gjitha rasteve kur dyshohet se janë shkelur kriteret e përcaktuara për karantinimin për çka janë ngritur dyshime shumë serioze.

    “Ministria e Shëndetësisë apo Qeveria e Kosovës duhet të kompensojë të gjithë studentët që u kanë humbur gjërat gjatë kohës së karantinimit”, thekson KMDLNJ.

    KMDLNJ vlerëson se duhet të hetohen shqetësimet dhe dyshimet për mungesë të transparencës për ndarje të tenderëve, në mënyrë që të mënjanohen dyshimet, nëse janë të pabazuara ose të nxirren para përgjegjësisë, nëse ka prova me të cilat dëshmohet përgjegjësia.

    Për më tepër, KMDLNJ vlerëson se masat shtrënguese dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes kanë qenë në shpërputhje të madhe me rrezikun e mundshëm dhe në këtë kontekst kërkon që autoritetet kosovare të lirojnë qytetarët nga dënimet e shqiptuara në kohë të pandemisë, pasi në mungesë të Ligjit për të arsyetuar këto dënime, ato paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

    KMDLNJ kërkon gjithashtu që të gjitha shkarkimet jo vetëm në Borde sikur edhe emërimet dhe punësimet në kohën e pandemisë të hetohen një nga një për faktin se ka dyshime se janë bërë në formë fushate, të ndikuara dhe me motive politike etj.

    Bizneset e vogla dhe të mesme në kohë pandemie janë në gjendje të rëndë dhe, nëse shteti nuk intervenon, shumë biznese do të falimentojnë kurse numri i të papunëve do të rritet ndjeshëm, thekson tutje KMDLNJ.

    Pandemia ka prodhuar edhe një krizë politike kur, sipas KMDLNJ-së, pa arsye bindëse është votuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe tash kjo situatë po reflekton në të gjitha fushat deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

    KMDLNJ kërkon që çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese duhet të përkrahet nga të gjitha palët dhe duhet të veprohet në përputhje me këtë vendim. Çdo kërkesë për refuzim apo kundërshtim të këtij vendimi është kundërkushtetues dhe se do të prodhonte pasoja më të rënda për vetë subjektin apo subjektet që do ta kundërshtonin vendimin e Kushtetueses.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.