×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori: Vetëm gjatë vitit 2019 u paguan mbi 55 milionë euro dëme

    FrontOnline
    25 Maj 2020

     Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti,  në një interviste për Radio Televizionin “Dukagjini” ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2019 kompanitë e sigurimeve së bashku me Byronë Kosovare të Sigurimeve kanë paguar dëme  mbi 55 milionë euro. Bazuar në të dhëna zyrtare kjo është shifra më e lartë e dëmeve që kompanitë e sigurimeve kanë paguar brenda një vitit që nga konsolidimi e deri më tash

     

    Vetëm gjatë vitit 2019 kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë paguar më shumë se 55 milionë euro dëme, shifër kjo më e larta e paguar brenda një vitit që nga konsolidimi i sektorit e deri më tash. Vlera e dëmeve edhe më tutje vazhdon të jetë tejet e lartë, pavarësisht se kompanitë e sigurimeve tash e sa vjet ballafaqohen me një problem në rritje, atë të numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë i cili ka kaluar shifrën prej më shumë se 150 mijë, apo mbi 30 % të automjeteve të përgjithshme që gjenden në vend. Gjatë vitit që lamë pas në konferencën e fundvitit, guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti kishte paralajmëruar “lufte” ndaj automjeteve të paregjistruara, por punën në këtë drejtim e ngadalësoi pandemia COVID-19, e që solli edhe rritje më të madhe të numrit të automjeteve ta paregjistruara në vendin tonë. Edhe drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se dëmet nga numri në rritje i automjeteve të paregjistruara janë shumë dimensionale, si për Institucionet, ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve, por sipas tij këto të fundit detyrohen të paguajnë mjete edhe për ato automjete të cilat shkaktojnë aksident e kompanitë nga to nuk marrin asnjë euro prim, raporton “iSIGURIME”

    Mehmeti: Sektori i sigurimeve është afektuar më së shumti nga pandemia

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti  në një interviste për Radio Televizionin “Dukagjini” ka thënë se sektori i sigurimeve në Kosovë më së shumti është afektuar nga pandemia COVID-19. “Realisht ka filluar të konsolidohet sektori i sigurimeve, pasi që gjatë vitit 2019 vlera e aseteve ka arritur në 193 milionë euro. Ai më tutje ka bërë të ditur se vlera e primit të shkruar bruto gjatë vitit që lamë pas ka arritur në 99,2 milionë euro, me një rritje prej 7 % në baza vjetore. “Vetëm gjatë vitit 2019 kompanitë e sigurimeve së bashku me Byronë Kosovare të Sigurimeve kanë paguar dëme mbi 55 milionë euro”, ka bërë të ditur ai. Më tutje guvernatori Mehmeti ka bërë të ditur se BQK-ja do të ketë zero kompromis sa i përket pagesës së dëmeve.

    Mazreku: Pagesa dëmeve do të rritet në vazhdimësi

    Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku thotë se pagesa e dëmeve për aksidentet e shkaktuara do të rritet në vazhdimësi. Sipas tij, gjatë këtij viti kompanitë kanë vazhduar pagesat më një intensitet të lartë pavarësisht se pasojave që iu ka sjell atyre pandemia COVID-19. “ Secila kompani e bën të pamundurën që në një kohë sa më të shpejt të bëjë kompensimin e dëmit. Kjo është parë edhe sivjet ku gjatë  tre mujorit të parë të këtij viti janë paguar më shumë se 13 milionë euro dëme” ka bërë të ditur drejtori Mazreku.

    Pagesat e dëmeve në tre vitet e fundit

    Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se kompanitë e sigurimeve pa përfshirë Byronë Kosovare të Sigurimeve gjatë periudhës janar – dhjetor 2019, kanë paguar gjithsej 51,325,378 euro dëme ose 16.35% më shumë se gjatë periudhës janar – dhjetor 2018. Gjithashtu, duke iu referuar të dhënave zyrtare edhe gjatë periudhës janar – dhjetor 2018, janë paguar dëme gjithsej 44,112,734 euro ose 1.20% më shumë se gjatë periudhës janar – dhjetor 2017, derisa gjatë periudhës janar – dhjetor  2017, janë paguar gjithsej  dëme 43,591,572 euro ose 15.81% më shumë krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2016. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thotë se pagesa me kohe e dëmeve është prioritet i secilës kompani që operon në vendin tonë. Ai më tutje tregon se kompanitë janë duke bëre pagesa të dëmeve edhe tash, ndonëse të hyrat nga shitja e policave janë përgjysmë më të ulëta.

    51,325,378 euro është shuma e dëmeve që vetëm kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjatë periudhës janar-dhjetor 2019.

    16.35% është rritur pagesa e dëmeve gjatë vitit 2019 në raport me vitin paraprak

    44,112,734 është shuma e dëmeve që vetëm kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjatë periudhës janar-dhjetor 2018.

    1,2 % është rritur pagesa e dëmeve gjatë vitit 2019 në raport me vitin paraprak

    43,591,572 euro është shuma e dëmeve që vetëm kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjatë periudhës janar-dhjetor 2018.

    15.81% është rritur pagesa e dëmeve gjatë vitit 2019 në raport me vitin paraprak.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.