×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Epidemiologu shqiptar: Shkoni në plazh, virusi nuk merret në det, vritet brenda kaq sekondash

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti. Ai ka folur më gjatë për koronavirusin dhe na ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimesinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

    “Ky virus nuk mbijeton dot lehtë në ambientet e jashtme, pra ky kërkon person. E vetmja situatë është kontakti person me person në grumbullime të mëdha që do të thotë në 50 veta e lart sidomos në ambiente të mbyllura”.

    “Në plazh distancat janë të mëdha, temperaturat janë të larta, lagështia është e lartë, kripa është një antibakterial dhe antiviral i natyrshëm”, ka thënë Aliahmeti.

    Ai tutje ka bërë të ditur nëse ky virus mund të merret edhe përmes ujit.

    “Nuk ka asnjë evidencë që thotë se merret përmes ujit, madje evidenca që ne kemi është që në 2% tretësirë kripë, virusi zhduket për një minutë. Adriatiku jugor është 3,8-3,9 % kripë ndërkohë që Joni është 3,7-3,8 % që do të thotë në 30.6 sekonda vritet koronavirusi në Adriatikun jugor dhe 32.3 sekonda në Jon. Nëse futet një njeri i infektuar në det nuk infekton të tjerët. Kjo ishte vetëm kripa, nuk thamë gjë për temperaturën, rrymat dhe jodin.

    Virusi qëndron mirë në 4 gradë celcius, kush nga ju shkon të lahet në një det me këtë temperaturë? Temperatura e Adriatikut dje ishte 18.9 gradë celcius, e Jonit 19 gradë celsius. Në 24 gradë virusi pothuajse zhduket menjëherë. Kjo është ajo çfarë thotë fizika dhe kimia”, ka shtuar tutje epidemiologu shqiptar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.