×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa uron Fitër Bajramin: Ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka uruar këtë festë.

    Mustafa në telegramin e tij për këtë ditë, ka thënë se ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë, ngase ata nuk takuan njëri tjetrin dhe lutjet i bënë nga shtëpitë e tyre.

    Telegrami i plotë:

    “Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Bashkësisë Islame, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ua uroj festën e Fitër Bajramit.Përmbyllja me devotshmëri e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë treguan përkushtim dhe adhurim ndaj Zotit, privuan veten nga ushqimi dhe pirja, në emër të solidaritetit dhe fisnikërimit të shpirtit njerëzor. Uroj që të gjithë ata që agjëruan, Zoti të ua pranoj agjërimin dhe lutjet e tyre.
    Devotshmëria dhe përulja ndaj Zotit duhet të reflektohet edhe në marrëdhëniet më të mira ndërnjerëzore, të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mëshira si vlerat më të larta humane.

    Ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë, ngase ata nuk takuan njëri tjetrin dhe lutjet i bënë nga shtëpitë e tyre.Kosova ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës etnike dhe fetare, ndërsa ky mozaik është pasuri e çmuar e popullit tonë. Populli i Kosovës përmes festave çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.Paçi dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe mirëqenie në familjes tuaja.Urime festa e Fitër Bajramit!”

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.